Deputeti i PD mori gradën akademike gjashtë muaj pasi u përjashtua nga drejtësia për pasuri të paligjshme, ndërsa pretendon se për 6 muaj ka studiuar 57 mijë faqe ligje, kode dhe jurisprudencë ndërkombëtare...
Gjin Gjoni, ish-gjyqtari i përjashtuar nga sistemi për pasuri të pajustifikueshme dhe lidhje me eksponentë kriminalë, është sot një nga 23 deputetët e PD me titullin “Doktor i Shkencave”. Ai mori gradën në vitin 2021, gjashtë muaj pasi i shpëtoi vettingut me dorëheqje, ndërsa pretendon se ka analizuar 859 ligje shqiptare, 180 vendime të Strasburgut, legjislacionin e gjashtë shteteve europiane dhe bibliografinë e 260 profesorëve brenda vetëm gjashtë muajve. Gjoni nuk ka kryer Fakultetin e Drejtësisë, por vetëm një kurs tre mujor në vitin 1993–1994. Megjithatë ka marrë master, studime pasuniversitare dhe doktoraturën nën drejtimin e profesoreshës Endirë Bushati, e cila e vlerësoi punimin për tre ditë. PD e paraqet sot si ekspert juridik, ndërsa karriera e tij akademike dhe gjyqësore mbetet shembull i skemës së degraduar të gradave dhe titujve të prodhuar me shpejtësi industriale në Shqipëri.
Një ndër 23 deputetët e PD me gradën “Doktor i Shkencave” është veterineri ish-gjyqtar Gjin Gjoni, të cilit Sali Berisha i ka ngarkuar misionin e “ekspertit juridik” të opozitës në parlament, televizione dhe rrjetet sociale.
Gjoni mori gradën “Doktor i Shkencave të Drejtësisë” në mars 2021, gjashtë muaj pasi u përjashtua nga sistemi i drejtësisë me vendim të komisionit të vettingut, duke dhënë dorëheqjen pa guxuar të përballet me pasuritë e tij të pajustifikueshme miliona euro dhe me favorizimet që u kishte bërë eksponentëve të krimit kur ishte gjyqtar.

Nën udhëheqjen shkencore të profesoreshës Endirë Bushati të PD-së, Gjonit iu dha grada “Doktor” për disertacionin me titull “Aspektet juridiko-civile dhe rastet praktike të zbatimit të ligjit mbi shoqëritë tregtare”.
Në punimin e tij me 171 faqe, “Doktor” Gjoni deklaron se ka lexuar, përdorur si referenca dhe analizuar:
· 859 ligje dhe kode shqiptare për shoqëritë tregtare,
· vendime të Gjykatës së Tiranës, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese,
· 180 vendime të Gjykatës së Strasburgut,
· legjislacionin gjerman, italian, danez, zviceran dhe austriak,
· konventa, rregullore dhe rekomandime të BE-së,
· bibliografinë e 260 juristëve, prokurorëve, gjyqtarëve e profesorëve ndërkombëtarë.
Në total ai pretendon se ka lexuar dhe analizuar 57 mijë faqe materiale, dhe për gjashtë muaj ka përpunuar gjithë këtë volum, ka nxjerrë konkluzione, ka shkruar punimin e tij 171-faqësh dhe ka përgatitur ekstraktet.
Për tre ditë, punimi u vlerësua “Shumë mirë” nga profesoresha udhëheqëse, ndërsa komisioni shkencor i Fakultetit të Drejtësisë Tiranë i dha Gjin Gjonit gradën “Doktor i Shkencave të Drejtësisë”.
E vetmja pengesë në këtë histori “shkencore” është fakti se Gjin Gjoni nuk ka kryer Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka bërë vetëm një kurs tre mujor për gjyqtar në Durrës.
Në CV-në e tij, Gjini deklaron se e ka kryer Fakultetin e Drejtësisë në vitet 1993–1994, pas kursit tre mujor, kur studimet universitare në këtë fakultet ishin katërvjeçare dhe çdo student duhej të ndiqte të paktën tetë semestra.
Pas këtij “diplomimi”, brenda një viti, Gjoni deklaron se në vitet 2010–2011 ka kryer “Master në të Drejtën e Biznesit Evropian” në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar “studimet pasuniversitare”, dhe në 2021 ka marrë titullin “Doktor”.
Pra, një “formim shkencor” unik, i përbërë nga:
· kurs tre mujor,
· diplomim njëvjeçar,
· master pa bazë akademike të detyrueshme,
· studime pasuniversitare të pakonfirmuara,
· doktoraturë të marrë me shpejtësi rekord.
Me këtë “nivel akademik”, Gjin Gjoni sot jep leksione juridike në parlament dhe media, ndërsa PD e trajton si autoritet shkencor të jurisprudencës.
Gjynah që nuk kandidoi për Dekan të Fakultetit të Drejtësisë ose drejtor të Shkollës së Magjistraturës; ndërsa gjyqtar “magjistar” të vendimeve këto 20 vite e kemi parë mirë se çfarë ka qenë./Pamfleti
Ateher sngeli gje tjeter Ta Gezojme pra i vune vulen poshterim i demokracis fitore INJORANCES
Skandal
Jurist behesh dhe pa,shkolle mjafton te lepish bythen e kryetareve te partiçkave
Burre i poshter
Rroftë injoranca demokratike !
Dmth duhet te jesh Bir komunisti apo i njesuar si i tille qe te keshe privilegjet,ata qe pas 90 tes mesuan e u diplomuan nuk quhen sipas disa menjeve te “ndritura”,jeni fatkeqesia e vendit per 82 vite e vazhdoni te jeni…