TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë23 Dhjetor 2025, 13:37

Si u shndërrua Ervina Gjana në nyje të grupeve kriminale, nën mbrojtjen e kupolës

Shkruar nga Pamfleti
Si u shndërrua Ervina Gjana në nyje të grupeve kriminale,
Ervina Gjana /

Ervina Gjana, drejtoresha me katër dosje penale: nga grabitja e databazës së policisë te hetimi i SPAK për grup kriminal

Para një jave, Drejtoreshës së Antikrimit Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, me vendim të SPAK dhe GJKKO-së, iu sekuestruan telefoni, kompjuterët, dokumente të zyrës dhe materiale hetimore në banesë.

Sekuestrimi u krye në kuadër të një hetimi për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik, ku rezulton i përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Renato Hristiç.

Drejtoresha Ervina Gjana, e cila ka në dorë shërbimin e sigurisë dhe antikrimit kibernetik në Policinë e Shtetit, rezulton me katër dosje penale në Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK, si dhe në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Më 2 gusht 2023, së bashku me Drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, drejtoresha e Antikrimit Kibernetik, Ervina Gjana, grabiti databazën me të dhënat e Policisë së Shtetit.

Konkretisht, u grabitën të dhënat për hyrje-daljet e personave në pikat kufitare, dokumentet biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, listat e personave të dyshuar për terrorizëm, personat në gjurmim dhe kërkim, targat dhe gjobat e automjeteve, si dhe komunikime e raporte sekrete mes policisë, drejtësisë, agjencive të sigurisë dhe partnerëve të huaj.

Më 30 maj 2014, kur Ervina Gjana ishte specialiste IT në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, SHÇBA e kallëzoi në Prokurori dhe e pezulloi nga detyra, pasi kishte vjedhur hard diskun e kompjuterit zyrtar ku ruheshin të dhëna tepër sekrete. Megjithatë, përmes ndikimeve të caktuara, çështja penale iu pushua, ajo u rikthye në polici dhe më pas u emërua Drejtoreshë e Antikrimit Kibernetik.

Si u shndërrua Ervina Gjana në nyje të grupeve kriminale,

Madje, drejtoresha Ervina Gjana u bë aq e fuqishme për shkak të ndikimit të klaneve mafioze, sa filloi të diktonte vendime edhe në kupolën e Policisë së Shtetit.

Në muajin janar 2025, ndaj Drejtoreshës së Antikrimit Kibernetik, Ervina Gjana, u depozitua një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, por çështja u pushua në heshtje. Sekuestrimi i telefonit nga SPAK, para një jave, përbën rastin e katërt të hetimit ndaj saj.

Në nëntor 2024, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me urdhër të klaneve mafioze brenda dhe jashtë pushtetit, e caktoi Ervina Gjanën drejtuese të komisionit që përzgjodhi 48 shefa komisariatesh. Ajo i përzgjodhi këta drejtues sipas preferencave të grupit mafioz ku bënte pjesë, ndërsa drejtori Ilir Proda vetëm firmosi emërimet, pa guxuar të kryente asnjë verifikim apo ndryshim./Pamfleti

 

ervina gjana nyja e grupeve kriminale

7 Komente

  1. N
    Neomalësori

    Katastrofë!!

    1. T
      Tafili nga Dibra.

      Te varen ne litar pushtat,asnji te mos lihet I gjall. Me kete lloj grabitje si askund ne bote,ata nuk duhet te jetojne me.

      1. E përgëzojmë median për nxjerrjen e lajmeve dhe informimin e publikut. Megjithatë, është e domosdoshme të theksohet se gazetaria profesionale kërkon saktësi, verifikim dhe përgjegjësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje penale dhe institucione shtetërore. Së pari, emërtimi i saktë i institucionit është “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike” dhe jo ndryshe, siç është cituar në artikull. Së dyti, dosja penale dhe kontrolli i ushtruar lidhen me një vepër tjetër penale dhe jo me çështje që kanë të bëjnë me call center-at apo interesa të personave të tretë që dyshohet se kanë financuar apo porositur artikullin në fjalë. Së treti, grupet e interesit që kanë pasur më parë drejtimin e këtij sektori apo drejtorie, në periudhën përkatëse, kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt në këto vepra penale. Kjo është edhe arsyeja pse informacioni është servirur në mënyrë kaq të detajuar dhe të njëanshme. Së katërti, është e domosdoshme që media të verifikojë me kujdes se çfarë është realisht sekuestruar dhe të raportojë me saktësi, në përputhje me standardet profesionale të gazetarisë. Po ashtu, kjo dosje e vitit 2023 është publikuar edhe më herët, në momentin kur grupi i interesit humbi drejtimin e kësaj drejtorie. Aktualisht, kjo drejtori ka shënuar rritje të efikasitetit në luftën kundër këtyre veprave penale, duke u mbështetur në specialistët më të mirë të fushës dhe jo në ndërmjetës apo sekserë, siç ka ndodhur më parë, të cilët tashmë kërkojnë të rikthejnë ndikimin e tyre. Në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme, duhet theksuar qartë se askush nuk ka të drejtë të aludojë apo të paragjykojë, derisa ajo të shprehet zyrtarisht për çështje

        1. v
          vk

          Ku i gjej ne keto bushtrat, qe nuk kane as moshe as eksperience dhe i bejne drejtoresha?!

          1. D
            Dona Durres

            Këto lloj njerëzish don kryeminstri afer vetes,i sherbejnë devotshëm dhe kur bëhet fjala për burg mëqë janë femra që i binden urdhërave i lënë ne arrest shtëpie.Këto ti shikosh varur dhe te terheqesh litarin eshte pak ,se burgun e kanë lux si te privilegjua e pushtetit.

            1. Q
              Qafa Agrit

              Ky qe paska shkruar gjate po ben makiazh apo ka pare skenen ku kerkohet kreheri per tu krehur para pushkatimit?? Ndaje mendjen byrazer.. Si gomar si magjar te njejten kafshe tregojne…

              1. V
                Vera

                Të gjithë këto përsona që shkruajnë me adresa të rreme janë persona që iu është prishur interesi dhe në thëniet e tyrenuk ka asgjë të vërtetë. Ervina është një zonjë dhe nuk është pa eksperiencë. Mos ja qajni hallin për suksesin në detyrë, është më e mira Kush është i zoti dhe dika kaq shumë të dalë me emër mbiemer e jo me "qafa" e " Durrësi "

                Lini një Përgjigje