
As Babloku, as Tony Blair, as Aleksandër Soros, as ajo diva që i fikte radarët NATO-s për biznes droge që edhe pse nuk po ia zëmë emrin, të gjithë fshatarët e dinë cila është, ka kohë që nuk flasin për 2 Satelitët që Shqipëria ka lëshuar në hapësirë prej shumë vitesh dhe i paguajmë miliona euro pa e ditur kujt i shërbejnë...
Edhe pse i kemi harruar, diku lart nesh, në Qiellin e pafund të faturave tona financiare, dy Satelitët e Edi Ramës, enden ose si 2 shpirtra me busull të Aleksandër Soros, ose si 2 lugetër që ende paguhen të na gëlltitin miliona dollarë për inat të Amerikës që po heton dosjen Rama-McGonigal, ose si 2 gjigantë që rrotullohen në heshtje rreth Globit të teknologjisë së zgjedhjeve të 11 majit për Bablokun e korrupsionit.
Fshatarët dhe partitë e opozitës, nuk shikojnë dot nga qielli, se është hapësirë e madhe, e ftohtë, e pa kapshme për teleskopët e logjikës jashtë orbitës, ku edhe prioritetet e shoqërisë, vazhdojnë rrotullohen në drejtime të kundërta.
Në Albanistanin ku hajdutëria fluturon si raketat e NASA-s, 2 satelitët që kanë humbur në hapësirë, nuk merren në konsideratë, pasi argëtimi me 2 Tigrat e Yuri Kim në Detin Jon, na ka hutuar si fëmijët pas telave të një kopshti zoologjik.
2 Tigrat, bëhen tituj lajmesh, herë si 2 barka piratësh, e herë si 2 bisha të buta, që nuk hanë sa 2 Satelitët, por shumë më pak, diku tek 94 000 dollarë në ditë.
Kaq ja vlen të paguajmë kot, pasi ekspertët e huaj që rrjepin trupin tonë, ngjan se po studjojnë kafshët e pista të korrupsionit që hanë vetëm para të pastra.
Edhe botoksin e qelbur të kontrabandës që e përdorim për fryrje e zbukurim të pjeshkave të Edi Ramës, me para të pastra e blejmë.
Pjeshkat që t’u prekësh edhe dekoltetë nxjerrin miliona dollarë nga inceneratorët që nuk janë, që vetëm ky në Tiranë faturon kot fare 80 000 dollarë në ditë, Tigrat që edhe SPAK-u kënaqet me ta, na kanë hutuar e as teleskopi i drejtësisë sonë nuk i ndjek prej kohësh 2 Satelitët e Shqipërisë në hapësirë.
As Babloku, as Tony Blair, as Aleksandër Soros, as ajo diva që i fikte radarët NATO-s për biznes droge që edhe pse nuk po ia zëmë emrin, të gjithë fshatarët e dinë cila është, ka kohë që nuk flasin për 2 Satelitët që Shqipëria ka lëshuar në hapësirë prej shumë vitesh dhe i paguajmë miliona euro pa e ditur kujt i shërbejnë.
Mbase, edhe po ruajnë hapësirat e BE-së e do të na zbresin një ditë me pasaportë evropiane që do na kushtojnë më shumë se energjia e rinovueshme.
Edhe 2 Satelitët, edhe 2 Tigrat, mision sekret duhet të jenë, por 2 Tigrat që as lëvizin, as ulërijnë në Det dhe e kanë lëkurën me vija të bukura në absurditetin modern, e justifikojnë oreksin, e sheshojnë problemin, sidomos të Bablokut që edhe Charteri privat i flotës orbitale i konsumon miliarda kalori fiskale për të fluturuar mbi retë e korrupsionit galopant.
Mesazhi që dua të jap sot është i thjeshtë; Harruam 2 Satelitët e Edi Ramës, se na hutuan 2 Tigrat e Yuri Kim, pasi ende në Albanistan, absurdi është sistem dhe logjika luks importi./Pamfleti
Lini një Përgjigje