TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Prill 2025, 12:50

Voto hajdutin tënd!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Voto hajdutin tënd!
Edi Rama, Ilir Meta, Gjin Gjoni dhe Sali Berisha

Pra, sa kohë që SPAK-u nuk po zë mend, ty që kurrizi të kruhet në çdo vënd, edhe këtë maj, votës mos ju ndaj, lëviz, s’ke ç’bën, voto hajdutin tënd.

I pari, drejt mandatit të katërt qeverisës, prin hajduti më i madh, Edi Rama. Ky, vjen me premtime të para 12 viteve, të lyera me bojë të re. Dështimet e veta, ja faturon të dytit, Saliut, që edhe ky valixhen e kontratave të errëta, ja ngarkon si etiketë sorosiane në kurriz, të parit.

Ky i pari, astmatik prej polenit amerikan, që këtë pranverë qarkullon në lartësinë e hundëve të hundë-derrave të pushtetit antiamerikan, në kërkim të nektarit të luleve, lëngëzohet me Lulin që po thahet në saksinë e koalicionit Eoro-atlantik, nuk ecën dot me këmbët e veta në gjithë hapësirën e panairit të votave.

Edhe hajduti i tretë më i tmerrshëm, Ilir Meta, po mbledh vota nga burgu.

Ky i treti, synon të lërë qelinë e burgut, e të marrë drejtimin e Parlamentit, nëse 4 klaneve mafioze u ecin punët sipas projektit, e SPAK-u i ndihmon, duke fshehur krimet dhe pronat e tyre që shihen me sy të lirë nga secili votues.

Pra, ngado të kërkosh germa për këtë shkrim, do të dalësh në esencën, se blerësit dhe shitësit në këtë pazar të radhës, janë vetëm viktimat dhe hajdutët.

3 dinosaurët, nëse SPAK-u nuk zhduk sheikët afër tyre para zgjedhjeve të 11 majit, ka rrezik të riciklohen, e pastaj s’keni çbëni, si ai që voton hajdutin e vet të preferuar, si ai që nuk e shet votën dhe veten, dikush, njëri nga këta ose të tre bashkë, do ja shesë të ardhmen, pa e pyetur fare.
Me farë fshati, nga ajo e Gjin Gjonit, mund të zgjerohet edhe asfalti i ngushtë i drejtësisë, pasi tre hajdutëve, u duhet të ndajnë tortën e oligarkëve, pa rraqe amerikane nëpër këmbë, përreth tufës së deleve, që edhe pse të uritura, duan dash.

Dinjitetit, dikush ja ka fikur dritat, atë moment që të gjithë u bënë një mëndje, se si të mobilizojnë viktimat e veta.

Pra, sa kohë që SPAK-u nuk po zë mend, ty që kurrizi të kruhet në çdo vënd, edhe këtë maj, votës mos ju ndaj, lëviz, s’ke ç’bën, voto hajdutin tënd./ Pamfleti

voto hajdutin tënd! 11 maji zgjedhjet spak

Lini një Përgjigje