TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë31 Mars 2025, 11:15

FBI i është ‘qepur’ Edi Ramës

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

FBI i është ‘qepur’ Edi Ramës
Edi Rama /

Kushdo që deri më sot ka dhënë e ka marrë tek Djalli, nuk i kanë dalë hesapet në fund...

Me FBI e nisi, me FBI e bitisi ky kryehajduti ynë që nuk po mbahet as mbi kurrizin e Altin Dumanit, të vetmit “Kalë Troje” mbushur me mistere.

Këtë, që për Dumanin që betohet ditë për ditë se e ka shok në betejat me korrupsionin, ose në dialektin e fshatit tonë, me kundërshtarët, dikush, pse jo ata të FBI-së post McGonigal, po e shtyjnë poshtë rrugës, si një gur të lidhur në qafë të një mëkatari. 

Po po, FBI i është qepur si këmisha në trup, e tek e fundit, kjo nuk është turp.

Droga e vëlla Olsit, ka ngjitur aq imët sa edhe firmat e korrupsionit të sekretar Engjëllit e gjithë palaçove të pasarelave të florinjta të Rilindjes, nëpër hetimet e shumë shërbimeve partnere tonat.

Sot, Babloku shalon vetëm ndonjë shpinë peshku andej nga investimet strategjike apo pazaret që ende nuk shihen me sy të lirë, pasi tehun e shpatës së drejtësisë, nuk i beson askush ta mprehë ky që dallkaukshe ka rrëshqitur nga trungu, e nuk është mirë as me trurin.

Kushdo që deri më sot ka dhënë e ka marrë tek Djalli, nuk i kanë dalë hesapet në fund.

Ka ca ditë që SPAK-u, sidomos pas rikthimit të ekspertëve amerikanë, këtë perandorin e Surrelit, po e injoron si mallkim në rrugën që nuk ka kthim.

Kjo ndodh, jo se Mafia këtej nuk ka para, por se kupa ka filluar derdhet dhe FBI, që dikur ja blinte edhe shpirtin, si me thënë shefin, e ka rrethuar aq keq, sa nuk po blen dot as qetësinë e vet.

Nuk e qetësojnë dot as pallatet e arta të Ndranghetës, as shpresa se Saliu mund t’i sigurojë vend në Parlament Ilir Metës, as dorashkat e bardha të Georgias.

Dikush ka fshehur sëmundjet e fshehta, nëpër hapësirat e fshehtësive të FBI-së, që duam të shpresojmë se i është qepur më të rrezikshmit, Bablokut, për të cilin këtej në fshat, besohet se arrestimi i tij tashmë është i pashmagshëm./Pamfleti

edi rama fbi

Lini një Përgjigje