Bablok, nuk luhet me “miellin e amerikanëve”...
Donald Trump ka lënë pa gjumë dje Edi Ramën dhe Sali Berishën. Të dy kanë marrë lajme të hidhura nga përtej Atlantikut sa i takon raporteve me drejtësinë.
Por goditja më e madhe ishte për Ramën, i cili mori dy mesazhe.
Lajmi i parë i keq ishte rikthimi në SPAK i ekspertëve amerikanë. Pas bllokimit të fondeve nga Trump, plasi festa në grupin e Ramës dhe Berishës, duke menduar se kaq e pati Prokuroria e Posaçme. Madje Babloku na dilte nëpër media dhe takime me qytetarët ku i dërgonte mesazhe prokurorisë se SHBA i tërhoqi ushtarët dhe nuk i ka mbetur askush ta mbrojë.
“Askush s’na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk na hapi luftë Amerika se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të mbështetur SPAK. Nuk janë më aty”, shprehej Rama.
Padyshim kjo gjë entuziazmoi dhe Berishën, pasi mbështetësit e tij nuk e fshehën gëzimin duke bërë statuse të shumta në rrjetet sociale se kaq e pati SPAK. Por në fakt administrata e Trump konfirmoi se asgjë nuk do të ndryshojë në politikën e saj sa i takon Shqipërisë. Si Edi ashtu dhe Saliu, sado të përpiqen, nëse prekin SPAK do të kenë përballë amerikanët.
Me këtë lëvizje, duket se u rrënuan dhe planet Rama-Xhafaj për të zhbërë Reformën në Drejtësi. Shpresat e tyre ishin se me largimin e amerikanëve, ata mund të bënin çfarë të donin me Reformën. Mirëpo me lajmin dje se agjentët e OPDAT do rikthehen jo vetëm në SPAK, por dhe në organet e tjera, shpresat u venitën.
Por përveç kësaj, Babloku duhet të shqetësohet për hallet e veta. Dje Trump dha urdhër të deklasifikohen nga FBI dosjet mbi hetimin që nisi për ndikimin rus në zgjedhjet e vitit 2016.
Në atë dosje drejtues ishte Charles McGonigal. Po ashtu pjesë e rastit është dhe korruptimi i tij nga Shqipëria. Në publik dolën disa detaje, por pjesa më e madhe e dosjes u mbajt e fshehtë dhe nëse ajo ekspozohet, mund të dalin perla për lidhjet e Ramës me McGonigalin. SPAK e ka ende të hapur këtë dosje dhe Rama e di se ajo do e marrë në qafë.
Pra Bablok, nuk luhet me “miellin e amerikanëve”. Filmat se ata sollën “Noc Rrokun” dhe ishte PS që bëri Reformën nuk pinë më ujë. Kur vjen puna te drejtësia, ajo është një vijë e kuqe për ameirkanët dhe kjo pritet të forcohet sapo të vijë ambasadori i ri i SHBA. /Pamfleti
Lini një Përgjigje