Butë-butë, që të jemi edhe korrekt me korrupsionin, edhe të përpiktë me metaforën se Yuri Kim është viktima dhe vrasësi i Edi Ramës, e ulim perden për dramën e re në amfiteatrin e lashtë, se po, kushdo i ofrohet këtij hajduti, i sheh sherrin.
Yuri Kim, është dallga e fundit e tensionit mes Tiranës dhe Uashingtonit.
Përveçse furtunë, Yuri lexohet edhe si një pankartë diplomatike, e njohur botërisht në gjithë vijën kufitare të demokracisë me diktaturën, herë si tel ku thante akuzat Edi Rama, herë si telash tejpërtej oazit ku kullotë Sali Berisha.
Saktësisht, po vjen kohë e keqe për kriminelët.
Nëpër vjaskat e korrupsionit, Edi Rama ka lënë shumë kufoma dhe ka çelur po aq varre ekonomike dhe diplomatike.
Ku ta dinte Uilliam Argeros që krijojë skemës e mbushjes me 80 mijë USD nga zyra e Edi Ramës llogarinë e Bilal Shehut, se sapo Babloku të shkrepë një foto me Barack Obamën në vitin 2012 si gruaja e Bilalit, do të braktisej nga bosi, e për ai vete do të burgosej.
As ish shefi i FBI-së Charles McGonigal, kufomë e antimodelit artistik të fuqisë funksionale të një kryeministri me popull proamerikan, nuk mund ta shkarkonte koston e fuqisë së fajit, pa vajtuar 14 herë në sallën e gjyqit, se aksidentalisht ja vrau sytë drita e dollarit.
McGonigal, sipas logjikës së tregut, politikës moderne dhe miqësive fatkëqija, nuk mund të mos e tërhiqte këmbën zvarrë e të marrë me vete sëmundjet që sot Amerika po i largon nga trupi i vet.
Vetvetiu, më vjen të bëj ca llogari.
Na mungojnë prej kohësh USAID-i, Aleks Soros, Tony Blair, Bill Clinton, gjeneralë italianë, dhe shumë Harpagonë që nuk ngopeshin me botanikën e Bablokut brutal.
I rrëzoi rrugës ky hajduti që po trëmb dynjanë.
Me zvarritje, gërmon varret që ka çelur për gjithë miqtë e tij.
Me duart në para e pasuri, nëpër viktima e vikamë, mburret se ja, edhe Amerika shtrëngohet të mos emërojë një ambasador në këtë territor, ku çdokush mund të dëmtohet nga fuqia e parasë dhe korrupsionit të tij.
Ishin ligështuar ligjet, deri ditën që Yuri Kim u ankua në Uashinton për 2 Tigrat e Vlorës, llupsa që hanë 94 000 dollarë në ditë dhe Edi Rama i ushqen me taksat e vjedhura shqiptarëve.
Por sot Babloku nuk është ai që ishte për 12 vjet.
Është me njërën këmbë në pushtet e tjetrën në burg.
Butë-butë, që të jemi edhe korrekt me korrupsionin, edhe të përpiktë me metaforën se Yuri Kim është viktima dhe vrasësi i Edi Ramës, e ulim perden për dramën e re në amfiteatrin e lashtë, se po, kushdo i ofrohet këtij hajduti, i sheh sherrin./Pamfleti
Lini një Përgjigje