TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Mars 2025, 13:26

Si po e zhburrëron Amerika Edi Ramën

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Si po e zhburrëron Amerika Edi Ramën
Edi Rama /

Është fundi Edi Ramës. Nga dita në ditë, gjithë njerëzia pret përballjen e tij me drejtësinë.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi doli çuditshëm nga lista publike e refugjatëve në Paris dhe u listua fshehtas si Lugat i luginave të ujqërve të Ballkanit.

I njohur nëpër dosjet e huaja hetimore si gomari i Aleks Soros, kali i McGonigalit, karroca e krimit, dragoi i drogës dhe nëpër dokumentet e SPAK-ut, si luani i pyllit, tigri i tenderëve, ujku i fondeve publike, maçoku i peshqve, sot, ka humbur instinktin e qenit që nuhaste pazare lart e larg.

Pa u larguar lagështira e lajmit, se Amerika e tërhoqi ushtrinë e vet nga lufta me krimin, një detashment ekspertësh të drejtësisë amerikane, me praninë e tyre këtu, na e kanë zhburrëruar Bablokun.

Nuk i ka oreks as fluturimi me charter mbi re, as pushteti mbi SPAK-un, as shishja e verës 33 000 euroshe, pasi “djajve” që kishte futur në shishe, ia hapi tapën çelësi i të fshehtave të hetimit të hollë të dosjes së ish shefit të FBI-së Charles McGonigal.

Po torturohet Babloku rrugës për në burg.

Amerikanët e mbyllën në murg, e zhburrëruan më keq se Ilir Metën.

Edhe aroma e pushtetit po i venitet, pasi nuk gjen askund në pazar parfum diplomatik të mbulojë erën e keqe të korrupsionit.

Zëri nuk i ndez, gjuha i belbëzon e nuk i prodhon as lëng të kripur as të helmtë. 

Helbete, luftë është kjo, e nuk është hera e parë që hajdutët zhburrërohen rrugës për në burg./Pamfleti

amerika edi rama

Lini një Përgjigje