TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Prill 2025, 12:43

'Pulat' e Donald Lu dhe 'delet' e Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj

'Pulat' e Donald Lu dhe 'delet' e Yuri Kim

2 ambasadorët e fundit amerikanë, kanë lënë pas dy mrekulli në fshatin tonë...

Donald Lu ka tredhur gjithë “gjelat” e krimit, dhe pulave të Rilindjes në kotecin e Edi Ramës, po u humb rraca. Nuk bëjnë asnjë vezë, kurse Yuri  Kim, deleve të Sali Berishës, u paska bërë ca vaksina të çuditshme, e sot kërkojnë vetëm dash “amerikan”. 

Ambasadori Lu, u fut në Wikipedian e vullnetarëve që shkruajnë pa pagesë nga mafia e fshatit tonë, si kinezi i artit të tredhjes së gjelave dhe ndërrimit të gjinive të shpendëve e shtazëve të botës transgjinore.

Qeveria dhe parlamenti u mbushën me pula dhe çdo vezë e bënin vetëm në furrikun e Edi Ramës. Asnjë gjel nuk fluturon majë plehu të këndojë mëngjeseve kur Yuri Kim lëshonte delet e veta në kullotë.

Ju e mbani mend shekullin 3 vjeçar të saj, kur pulat e Qeverisë shpikën prindin 1 dhe 2 dhe deleve të Opozitës, u prinin dy desh amerikan, Charles McGonigal dhe Aleksandër Soros.

Ende ka vetëm mish pule ose mish deleje për kuzhinën e SPAK-ut.

Por, meqë ju e dini se pulat jetojnë jo më shumë se 12 vjet, pasi çdo mëngjes shihni furrikun mos ka kaluar andej Edi Rama e ju numëroni edhe ditët e jetës, nuk duhet të habiteni pse SPAK-u ka në kërrabë më shumë mish shpendësh se sa mish bagëtish.

Edi Rama pra, po pastron kotecin, asgjë më shumë nuk ka ngjarë.

Në këtë bashkëlidhje shtojcash për ushqimin e pranverës, po na mungojnë edhe vezët e politikës pulë, edhe lulet e livadheve me një shteg.

Kasaveti më i madh pra, nuk janë pulat që po ngordhin, por “delet” që kanë ngritur bishtin përpjetë e duan vetëm “dash” amerikan./Pamfleti

pulat e donald lu delet e yuri kim

Lini një Përgjigje