TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë17 Qershor 2026, 20:15

Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të famshëm, Engjëll Agaçi i Ramës mes bosëve të krimit

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të
Takimi i Arubës

Në dosjen e SPAK për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave janë përfshirë fotografi nga takimi në ishullin e Arubës. Sipas burimeve të Pamfletit, personi i afërt me kryeministrin, i përmendur si lidhje me ekzekutivin, dyshohet se është Engjëll Agaçi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë

Publikohen fotot e takimit të famshëm të Arubës, ku bosët e krimit kanë negociuar me zyrtarë të qeverisë së Edi Ramës.

Takimi, i zhvilluar në ishullin karaibik Aruba, nuk është më vetëm një histori e përfolur në media apo në librat investigativë mbi mafien shqiptare. Ai tashmë rezulton i dokumentuar në materialet hetimore të administruara nga SPAK, ku janë përfshirë edhe fotografi të personave që dyshohet se kanë qenë të pranishëm.

Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të
Takimi i Arubës

Në dokumentet e dosjes përmenden emra si Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti dhe Bashkim Osmani. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Artur Shehu, Adrian Rama dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë zhvilluar takime jashtë Shqipërisë, përfshirë në Spanjë dhe Aruba, ndërsa kanë komunikuar edhe për kontakte me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të

Pikërisht kjo pjesë mbetet nyja më e fortë e dosjes: kush ishin zyrtarët shqiptarë të përmendur në komunikime dhe çfarë roli dyshohet se kanë pasur në diskutimet për investime në Shqipëri?

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka folur prej vitesh për ekzistencën e këtij takimi, ka deklaruar se në materialet që ai ka parë dhe në informacionet që ka marrë nga autoritetet belge flitet jo për një, por për dy persona të lidhur me politikën dhe ekzekutivin shqiptar.

Çfarë u fol në Aruba? Publikohen fotot e takimit të

Në fakt, sipas të dhënave që kam marrë vesh unë, aty flitet për dy. Për një person i cili në atë kohë ishte deputet, dhe personi tjetër që aty evidentohet si njeri shumë i afërt i kryeministrit Rama. Pra një njeri që përfaqësonte edhe ekzekutivin”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, emrat nuk janë bërë publikë në dosjen shqiptare, por roli i njërit prej personave përshkruhet si i lidhur me mundësinë e lehtësimit të procedurave për investime në Shqipëri.

Një njeri që përfaqësonte edhe ekzekutivin, pra që mund t’i ndihmonte në marrëveshjet që do të bëheshin për biznesin, se meqë ishte biznesi, do investohej në Vlorë. Si do investohej në atë zonë, çfarë dokumentacioni do t’i plotësohej”, ka thënë Hoxha.

Sipas burimeve të Pamfletit, personi i përmendur si njeri pranë kryeministrit dhe si përfaqësues i ekzekutivit dyshohet se është Engjëll Agaçi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Pra njeriu që ka mbyllur ndër vite aferat e Ramës. 

Ai që dha detaje mbi takimin ka qenë më herët gazetari italian Nello Trocchia, autor i librit “Invincibili. La mafia albanese da Roma alla conquista del mondo.

Sipas pasazheve të publikuara, hetuesit italianë kishin dokumentuar se nga 24 deri më 31 janar 2019, figura kryesore të një organizate kriminale ishin takuar në ishullin karaibik, ku ndodhej edhe Artur Shehu, ndërsa në dokumente përmendeshin edhe përfaqësues të paidentifikuar të qeverisë shqiptare.

Në qendër të diskutimeve, sipas këtyre materialeve, dyshohej se kanë qenë projekte biznesi, leje ndërtimi dhe investime në Shqipëri.

Në telefon, të kapur nga interceptime, miq të grupit flasin për këtë takim dhe për prezencën e figurave të larta të ekzekutivit të kryesuar nga Rama. Edhe policia gjermane pohon takimin në ishull, ku thuhet se ka qenë i pranishëm “Genci Hamzai (alias Alfredo Hamzai)”, i cili ushtron trafikun e drogës. Shumë emra. Disa të panjohur, të tjerë eminenca. Dhe në zemër të gjithçkaje ai, Shehu-Perandori.

Vlen të kujtohet se Shehu Artur, sipas burimeve publike, paraqitet edhe si kreu i pakontestueshëm i një organizate kriminale shqiptare me rrënjë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, për këtë arsye”, shkruajnë hetuesit, “politikanët shqiptarë kanë zgjedhur që takimi të mbahet në një vend sekret (si Antilet Holandeze), ku nuk kërkohet vizë për hyrje.” Qëllimi? “Të përcaktohet një marrëveshje tregtare ku liderët shqiptarë të japin leje ndërtimi për ‘një kullë të madhe në Tiranë’, territori i cili i përket dy grupeve kriminale”, thuhet në libër.

Takimi i Arubës, i cili për vite me radhë u trajtua si një histori e errët në kufijtë mes krimit, biznesit dhe politikës, tani po shfaqet si një prej pikave kyçe për të kuptuar mënyrën se si paratë e trafikut ndërkombëtar dyshohet se kanë kërkuar të hyjnë në ekonominë shqiptare. /Pamfleti

 

aruba shehu

5 Komente

  1. d
    denimi

    Mos u ngaterroni me emra te tjere. Dhe nese ka qene Agaci, apo kushdo tjeter ka qene me porosi te Rames. Rama eshte koka oktapodit. Del kudo kaq haptaz, nuk kuptoj pse SPAK e zgjat kete histori dhe nuk i shkon ne shpi ose ne zyre. Cfare duhet te ndodh me shume?!?!?!????!!

    1. D
      Dënimin duhet ta durosh

      Por cfare SPAK more mik! SPAK ka pasur dijeni prej 5 vitesh per perfshirjen direkte te ekzekutivit shqiptar ne pazare me narkotrafikantet. Ky takim eshte zhvilluar qysh ne vitin 2019, dhe SPAK e ka mbajtur qellimisht ne sirtar kete dosje. Perse SPAK nuk i filloi hetimet e ketij korrupsioni gjigand para zgjedhjeve te vitit 2025?! Altin Dumani ne krye te SPAK ka mbrojtur Edi Ramen dhe i ka dhuruar mandatin e 4. Per fatin tone te keq SPAK ka shmangur Ramen nga cdo hetim te mundshem dhe vazhdon e mban kete qeveri ne pushtet!

    2. T
      Tymi

      Altin dumani ka marr lek mos ta hapi dosjen

      1. K
        Koha

        Tani po e kuptojmë se SPAK qenka vetem aset i mafies. Mafiozét politik Rama e Berisha, do te mbrohen e pastrohen nga SPAK. SPAK makine retushini!

        1. V
          Vudi Xh.

          Kur do del lidhja dhe pagesa me thase e Bashkim Osmanit per Albin Kurtin dhe Uke Rugoven

          Lini një Përgjigje