
Nga ministrat që firmosën pazaret te drejtorët që shpërndanë pasuritë publike, Rama i quan “dardha pas shpinës” sapo përfundojnë në burg...
Prej 12 viteshnë pushtet, Edi Rama ka bërë tregti me tenderë, koncesione, pasuri publike dhe leje ndërtimi. Për ta shitur shtetin, ka përdorur ministra, drejtorë e kryebashkiakë, një pjesë sot në pranga, një pjesë në SPAK, të tjerët ende në radhë.
Si në një thertore politike, Rama i ka vënë të gjithë në rradhë si ‘kurbanë’. Disa tashmë i ka therur, të tjerët presin radhën.
Lista e ‘kurbanëve’ që presin radhën:
· Ogerta Manastirliu: ish-drejtoreshë e QSUT, ish-ministre e Shëndetësisë, sot ministre e Arsimit dhe deputete.
· Niko Peleshi: ish-zv/kryeministër, ministër i Bujqësisë dhe i Mbrojtjes, sot deputet.
· Pirro Vëngu: ish-drejtor i Antikorrupsionit, ish-drejtor i Portit të Durrësit, sot ministër i Mbrojtjes dhe deputet.
· Olta Xhaçka: ish-ministre e Punës, e Jashtme dhe e Mbrojtjes, sot deputete.
· Blendi Gonxhe: ish-zv/kryetar i Bashkisë Tiranë, drejtor i Parqeve, i Transportit Rrugor, sot ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit dhe deputet.
· Mirela Kumbaro: ish-ministre e Kulturës, ministre e Turizmit, sot deputete.
· Frida Krifca: ish-drejtoreshë e AZHBR, ish-ministre e Bujqësisë, sot këshilltare e Ramës për fondet e BE.
· Delina Ibrahimaj: ish-drejtoreshë e Tatimeve, ish-ministre e Financave, sot ministre e Sipërmarrjes dhe deputete.
· Albana Koçiu: ish-drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike, sot ministre e Shëndetësisë dhe deputete.
· Blendi Klosi: ish-ministër i Mirëqenies dhe i Turizmit, sot deputet.
· Bledar Çuçi: ish-ministër i Pushtetit Lokal, i Bujqësisë dhe i Brendshëm, sot deputet.
· Eduard Shalsi: ish-ministër i Pushtetit Lokal dhe i Sipërmarrjes, sot kryetar i Komisioneve Parlamentare dhe deputet.
· Milva Ekonomi: ish-ministre e Ekonomisë, e Bujqësisë dhe e Shërbimeve, sot deputete.
· Petrit Malaj: ish-ministër i Financave, sot deputet.
· Dritan Agolli: ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, sot drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
· Ceno Klosi: ish-drejtor i Tatimeve dhe zv/ministër i Energjisë, sot deputet.
· Ardian Çela: ish-drejtor i OSHEE, me dosje në SPAK për korrupsion dhe lidhje me bandat e Durrësit.
· Elira Kokona: ish-sekretare e Përgjithshme, sot drejtoreshë e Korporatës së Investimeve, që fal pasuritë publike me koncesion.
· Gent Gazheli: ish-drejtor i Pastrimit të Parave, ish-ambasador, ish-drejtor i Albpetrol, sot drejtor i Doganave.
· Skerdi Drenova: ish-drejtor i OST dhe Albgaz, sot drejtor i Ujësjellësit Tiranë.
· Ergys Verdho: ish-drejtor i Rrugëve dhe i KESH, sot drejtor i Hekurudhave.
· Gentian Gjyli: ish-zv/drejtor, sot drejtor i Rrugëve.
· Ardit Demiri: ish-prefekt e drejtor në Elbasan, sot drejtor i Postës Shqiptare.
Lista nuk mbaron këtu. Ka edhe ministra, ish-ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë që vazhdojnë të nënshkruajnë pazaret e Kryeministrit./Pamfleti
Lini një Përgjigje