TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë31 Gusht 2025, 11:05

Të pandehurit, Fatmir Bektashi e Jamarbër Malltezi, po ndërtojnë kompleksin e pallateve “Kadiu”; por “Kadiu” i SPAK nuk vepron

Shkruar nga Pamfleti
Të pandehurit, Fatmir Bektashi e Jamarbër Malltezi, po
Malltezi dhe Bektashi /

SPAK i sekuestron pasuritë Jamarbër Malltezit, ndërsa ortakut Fatmir Bektashi i lejon ndërtimet pa leje në Tiranë e Drilon; një drejtësi selektive që mbyll sytë aty ku prek oligarkët e lidhur me pushtetin…

Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi, megjithëse janë marrë të pandehur nga SPAK për aferën e kullave te trualli i ish-kompleksit “Partizani”, vazhdojnë të ndërtojnë pallate dhe të shesin apartamente.

Dy muajt e fundit, me logon e kompanisë “Kontakt Sh.p.k”, ata kanë nisur punimet pa leje për kompleksin “Kadiu” në zonën e Ali Demit në Tiranë, duke nxjerrë në shitje apartamente ende pa përfunduar ndërtimi.

Të pandehurit, Fatmir Bektashi e Jamarbër Malltezi, po

Ky projekt është një vazhdim i kompleksit “Mangalem 21”, po në ortakëri mes Bektashit dhe Malltezit, i ngritur me leje të dhënë nga Edi Rama pesë vite pas ardhjes në pushtet.

Pozita si të pandehur për pastrim parash dhe fshehje pasurish nuk i ka ndalur dy ortakët që të hedhin miliona euro të padeklaruara në ndërtim. SPAK, megjithëse i ka nën hetim, nuk ka vepruar. Prokuroria e posaçme ka sekuestruar aksionet, pasuritë dhe llogaritë e Malltezit, duke e mbajtur 21 muaj në arrest shtëpie, por nuk ka prekur pasuritë e Fatmir Bektashit, nuk ka sekuestruar kompaninë e tij dhe nuk e ka arrestuar. Madje, sipas burimeve nga BKH, dosja e tij u manipulua sikur ishte mbi 70 vjeç, kur në fakt ishte vetëm 65. Ky mashtrim i shpëtoi prangave dhe i lejoi të vazhdojë aktivitetin e tij.

Ndërkohë, Bektashi ka nisur edhe ndërtimin e një tjetër kompleksi pa leje, “Pyjet e Drilonit”, në parkun kombëtar me 15 pallate deri në 12 kate. Agjencia e Zhvillimit të Territorit e ka pranuar publikisht se “Kontakt Sh.p.k” ka aplikuar për leje më 8 shkurt 2025, por leja nuk është dhënë. Pra, ndërtimi është tërësisht i paligjshëm. Shteti nuk ka ndërhyrë, as policia, që ligjërisht duhet ta ndalonte në flagrancë. Hesht edhe kryeministri Edi Rama, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka refuzuar të veprojë ndonëse i ka këta emra në dosjet e tij.

Kjo situatë e dyfishtë tregon një standard selektiv të drejtësisë: një i pandehur mbahet i izoluar dhe i sekuestruar, tjetri lihet i lirë të ndërtojë e të pasurohet. Ndërkohë, qytetarët shohin se ligji për ndërtimet pa leje zbatohet vetëm për njerëzit pa pushtet e pa lidhje, por jo për oligarkët e lidhur me kryeministrin. Heshtja e SPAK-ut për “Pyjet e Drilonit” dhe “Kadiu”-n në Tiranë është provë se drejtësia jo vetëm ecën ngadalë, por edhe mbyll sytë aty ku pushteti nuk e lejon./Pamfleti

'kadiu' i spak fatmir bektashi jamarber malltezi pallatet kadiu

Lini një Përgjigje