Si Pëllumb Pilinçi shndërrohet në kukull të Edi Ramës për të sulmuar mediat kritike...

Tashmë Edi Rama ka nisur fazën kulmore të luftës së tij ndaj medias kritike në Shqipëri, e për këtë ka angazhuar të gjitha armët dhe shërbëtorët e oborrit. Pasi futi në lojë Baton Haxhiun, që të sulmojë e denigrojë Pamfletin, sapo ka angazhuar tani edhe “kllounin profesor”, Pëllumb Pilinçi.
I cili siç po vërtetohet katërcipërisht, e siç kemi bërë të ditur në faqet e Pamfletit, nuk është gjë tjetër veçse një mekanizëm butaforik i kryeministrit.
Mekanizëm diabolik, për të çuar mesazhet e tij mafioze e kërcënuese ndaj SPAK dhe medias kritike, nëpërmjet gjoja gallatës së pëllumbit.
Pilinçi i ka hyrë kësaj pune për t’i shërbyer Ramës, duke u shtirur si shejtan budalla. Por nëse dëgjohet me kujdes ky paloprofesori, ai sulmon pikërisht aty ku kërkon dhe i leverdis Edi Ramës.
Ç’punë ka Pilinçi me Pamfletin apo me gazetarët kritikë ndaj Edi Ramës?
Nuk ka asgjë tjetër veçse të delegjitimojë sa më shumë aktorët që i nxjerrin dhe denoncojnë aferat e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.
Meqë profesori klloun është marrë me Pamfletin, ne mund t’i shtrojmë pyetjen që e sjellin lexuesit tanë në komentet apo mesazhet që sjellin ditë për ditë.
Ku i merr paratë ‘profesor’ që të paguash eskortat e mëdha me roje e truproja të mirëpaguara? Ku i gjen paratë me të cilët ke blerë apo marrë me qira makinat luksoze që i përdor si estradë nëpër rrugët e Shqipërisë. Ku i merr paratë për të paguar materialet reklamuese, ku i gjen paratë për të mbajtur një televizion online që i ke vënë emrin shpresa?
Ne i dimë të gjitha, siç dimë se “profesori” është thjesht një kukull. Nga një pensionist në rrethinat e Nju Xhersit, erdhi këtu me kostum jeshil për të gajasur miletin që të përdorë shantazhin e fshehtë ndaj të gjithë atyre që kritikojnë apo denoncojnë vjedhjen e pushtetit.
Profesori, po të ishte vërtetë kryqtari kundër të korruptuarve në Shqipëri, duhet ta dijë se media kritike është aleati më i madh i publikut për këtë qëllim. Pasi aferat e korrupsionit nuk do të njiheshin në këtë vend nëse nuk do të publikoheshin në faqet e Pamfletit. I cili ka sakrifikuar deri me jetë për të mbrojtur të vërtetën. Gazetarit Gjergj Zefi, që ‘profesori’ me emrin Pullumb e thërret “Zefi”, i është bërë atentat, pikërisht se ka denoncuar mafien e lidhur me pushtetin.
Gjthsesi e gjithë kjo lojë e pistët, për të kthyer në parodi luftën ndaj pandëshkueshmërisë, do të shkrihet si kripa në ujë, e Edi do ta shohë fundin e tij të palavdishëm. Bashkë me palaçot e pullumbat e tij./Pamfleti

Lini një Përgjigje