TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Gusht 2025, 16:45

Parlamenti i pa-votuar: Kur deputetët flasin për popullin pa mandat nga qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Parlamenti i pa-votuar: Kur deputetët flasin për popullin pa mandat

92 deputetë të emëruar nga kryetarët e partive do ulen në parlament, ndërsa vetëm 48 kanë vota direkte...

Në nenin 70 të Kushtetutës thuhet qartë se deputetët përfaqësojnë popullin, që nënkupton zgjedhje direkte nga qytetarët. Por pas marrëveshjes Berisha-Rama më 21 prill 2008, ky proces u ndryshua: deputetët filluan të emërohen me lista emërore nga kryetarët e partive, duke humbur lidhjen e drejtpërdrejtë me votuesit.

Deri në zgjedhjet e vitit 2021, kishte ende një farë gare brenda listave të mbyllura dhe të hapura, por në zgjedhjet e 11 majit 2025, herësi u hoq plotësisht. Si rezultat, shumica e deputetëve të mandatuar janë të emëruar nga kryetarët e partive, pa vota të drejtpërdrejta nga qytetarët.

Në legjislaturën e mbyllur, vetëm tre deputetë: Petrit Vasili, Vangjel Dule dhe Monika Kryemadhi, kishin 350–900 vota, ndërsa disa të tjerë kishin nga 1,000–1,800 vota.

Në legjislaturën e ardhshme, megjithatë, do të jenë 92 deputetë me zero vota, të mandatuar me lista të mbyllura. Ligjërisht quhen përfaqësues të zgjedhur nga populli, por në praktikë janë të emëruar nga kryetarët e partive.

Nga këta 92 deputetë pa vota, 46 i takojnë Partisë Socialiste, 39 Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa pjesa tjetër përfshin partitë e Tomë Doshit, Agron Shehajt, Arlind Qorit dhe koalicionin “Shqipëria Bëhet”.

Në këtë përllogaritje hyjnë edhe deputetë si Edmond Haxhinasto, Tedi Blushi, Erisa Xhixho e Brunilda Haxhia të Partisë së Lirisë, Fatmir Mediu si kryetar i Partisë Republikane, dhe përfaqësues të partive më të vogla.

Sipas përllogaritjeve, nga totalisht 140 deputetë në parlament, vetëm 48 janë zgjedhur me votë direkte nga qytetarët, ndërsa 92 janë të emëruar nga kryetarët e partive. Megjithatë, të gjithë do të flasin dhe do të krekosen se përfaqësojnë popullin./Pamfleti

parlamenti i pavotuar 92 deputetë

Lini një Përgjigje