Zhbllokohet gjysmëfinalja, Anglia ndëshkon Argjentinën e Mesit. Sfida u zhbllokua në minutën e 54-të, ku pas një aksioni tipik të anglezëve dhe asistit të Xhud Belingam ishte Entoni ai i cili dërgoi topin në portën e Emiliano Martinez.
Ky është goli i parë për Gordon në Botëror. Argjentina kërkoi direkt golin, në minutën e 57-të, Djed Spens bëri një ndërhyrje të jashtëzakonshme në fund ndaj Xhuliano Simeone, duke i hequr nga këmbët golin e sigurt.
Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0.
Takimi nisi me tension që në minutat e para, kur një ndërhyrje e ashpër e Enzo Fernandez ndaj Eliot Anderson shkaktoi përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
Pjesa e parë u karakterizua nga shumë duele fizike dhe ndërprerje të shpeshta për shkak të faulleve, ndërsa rastet e pastra për gol ishin të pakta.
Anglia iu afrua avantazhit në minutën e 32-të, por goditja me kokë e Xhon Stones përfundoi jashtë portës.
Argjentina reagoi në minutën e 38-të, kur Enzo Fernandez provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, e cila kaloi fare pranë traversës.
Pavarësisht intensitetit dhe rivalitetit të madh në fushë, asnjëra skuadër nuk arriti të krijonte një goditje në kuadratin e portës gjatë pjesës së parë.
Lini një Përgjigje