TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2026, 21:41

Debati me Kuçanën në Këshill, Berisha: Rezoluta nuk respektonte statutin e PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Debati me Kuçanën në Këshill, Berisha: Rezoluta nuk

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, e cila kërkoi miratimin e një rezolute në mbështetje të protestës qytetare.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se rezoluta e propozuar nga Kuçana nuk u përfshi në rendin e ditës, pasi, sipas tij, nuk ishte paraqitur në përputhje me procedurat e përcaktuara në statutin e partisë.

“Atë e lashë të flasë, nuk i mohohet askujt. Ajo është e lirë. Ka një moment. Unë ia thashë dhe asaj, në përputhje me statutin do të gëzojë çdo të drejtë dhe po deshi të paraqesë rezolutë. Në rastin konkret, unë i kam kthyer një përgjigje sot paradite Ilirjanës për kërkesën e saj. Nëse bëjmë gjëra jashtë statutit, nuk është kompetencë e imja. Unë kam detyrë të mos u mohoj asnjë të drejtë. Kjo është, nuk ka asgjë tjetër”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve u ndal edhe te procesi i votimit për strukturat e reja drejtuese të partisë, duke garantuar se rezultatet do të bëhen publike në mënyrë transparente.

“Ju do ta gdhini sot këtu të prisni rezultatin? Rezultatin kjo parti e nxjerr para kamerave. Se kë votova është sekret. Referendumi i kryetarit i intereson gjithë Shqipërisë. Ai tjetri që nga 2009 e deri më sot ka ekzekutuar votën”, u shpreh Berisha.

Ai vlerësoi ekipin e kandidatëve të propozuar për postet drejtuese të Partisë Demokratike, teksa u shpreh se "ky është më cilësori që ka pasur ndonjëherë kjo forcë politike".

“Në kompetencë dhe eksperiencë, në formim është ekipi më i epërm i kësaj partie në të gjitha kohërat dhe këtë ju mund ta mblidhni dhe shqyrtoni me radhë. Në këtë ekip që keni sot para jush ka personalitete, të cilat kanë publikime në nivelet më të larta botërore. Ka prej tyre personalitete me eksperiencë të madhe në fushën e tyre, në politikë. Unë them se asnjëherë në histori një ekip si ky nuk ka pasur. Ka një përfaqësim më të madh se asnjëherë të të rinjve dhe kjo është direktiva e kuvendit, ka një përfaqësim të zonjave. Ka një proporcion të shkëlqyer të të gjitha potencialeve të kësaj partie.

Këto zëra janë normalë, çdo njeri ka të drejtë të shprehë mendimin, ne votojmë me dy kandidatura, fshehtas dhe e them që kandidaturat e paraqitura para këshillit janë kandidaturat më të pakrahasueshme në cilësitë e tyre me të zgjedhurit e mëparshëm”, deklaroi ai.

I pyetur për ndryshimet e mundshme në drejtuesit politikë të qarqeve, Berisha tha se procesi do të vijojë pas përfundimit të votimit.

“Ky është një proces i vazhdueshëm, por gjithçka do të jetë dorë pas dore. Gjithçka do të bëhet, ndryshimet që do dalin, pas rezultateve të votimit”, deklaroi ai.

 

kreu i partisë demokratike sali berisha pd ilirjana kuçana

1 Komente

  1. V
    Vk

    Dhelpra Smire ka qe dikur nje film vizatimor!

    Lini një Përgjigje