TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2026, 12:19

Aksident i rëndë pranë Rubikut, dy persona bllokohen në makinë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë pranë Rubikut, dy persona bllokohen në
Foto nga aksidenti i rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut, ku një automjet ka dalë nga kontrolli, duke lënë të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, për shkak të përplasjes është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy personave që kishin mbetur të bllokuar brenda automjetit.

Të lënduarit kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, ata janë transportuar në spital për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Në vendin e aksidentit mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksidenti

Lini një Përgjigje