
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një sipërfaqe pyjore mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, në Gjirokastrër, duke mobilizuar të gjitha forcat e shërbimit zjarrfikës.
Sipas informacioneve paraprake, alarmi është dhënë rreth orës 21:09, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë dy automjete zjarrfikëse së bashku me efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Nga të dhënat e para rezulton se zjarri ka dy vatra aktive, të përhapura në dy kodra të ndryshme. Terreni i thyer dhe mungesa e aksesit me mjete e kanë vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve pranë flakëve.
Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, është angazhuar i gjithë efektivi i MZSH-së, i cili po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre drejt fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.
Deri më tani, shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.
Spanja e merito fitoren