
Nis marshimi i qytetarëve në ditën e 50-të të protestës. Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej" dhe fjalimeve të mbajtura nga disa prej pjesëmarrësve para Kryeministrisë, protestuesit nis marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.
Me flamuj në duar, pankarta dhe thirrje si "Rama ik", "Rama në burg, Berisha në burg", "Shqipëri e krimit", "Jep dorëheqjen!" dhe "Ju erdhi fundi!", "Shqipëri e re", qytetarët përsëritën kërkesat e tyre dhe theksuan se nuk do të tërhiqen nga qëndresa.
Protestuesit deklaruan se mobilizimi i tyre do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke e cilësuar tubimin si një angazhim të vazhdueshëm për ndryshim.
Organizatorët kanë njoftuar se protesta e radhës do të zhvillohet më 23 korrik përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në paradite, në kohën kur do të mbahet seanca e radhës plenare. Protestuesit theksojnë se synojnë të vijojnë thirrjet për plotësimin e kërkesave të tyre dhe të ushtrojnë presion ndaj institucioneve.
Lini një Përgjigje