TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 21:28

"E mbushe vendin me drogë", pensionisti-Ramës: Për një fukara s'ke lekë, por për Kanye West i gjete

Shkruar nga Pamfleti

"E mbushe vendin me drogë", pensionisti-Ramës: Për

Një pensionist mori fjalën në protestën kundër qeverisë, e cila hyri në ditën e 51-të, duke deklaruar se gjatë gjithë jetës së tij nuk kishte parë një mobilizim të tillë qytetar.

Ai u shpreh se këtë herë nuk janë shqiptarët ata që duhet të largohen nga vendi, por kryeministri Edi Rama.

Pensionisti ngriti akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, duke e kritikuar për mënyrën e qeverisjes dhe duke i kërkuar të japë llogari.

"Rama na ka hapur rrugën të ikim, por ne nuk ikim. Këtë herë duhet të largohet ai. Ku i ke futur lekët dhe ku do t'i çosh? Çfarë kryeministri je ti?", u shpreh 83-vjeçari.

Një pjesë e fjalës së tij iu kushtua edhe debatit për fondet e përdorura për koncertin e reperit Kanye West. Pensionisti tha se, sipas tij, prioritet duhet të jenë qytetarët në nevojë dhe jo organizimi i aktiviteteve të tilla.

"Ku ma gjeti atë këngëtar që nuk e do gjysma e botës, por e do ky? O Ramë, ti s'ke lekë t'i japësh një fukarai, jo më atij këngëtarit atje", deklaroi ai.

Pensionisti përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për lidhje me kriminalitetin.

"Ti e mbushe vendin me drogë. Hiq dorë nga droga. Nuk ke për të ndenjur më në Kryeministri", tha ai.

Në përfundim, 83-vjeçari përsëriti thirrjen "Rama në burg, Berisha në burg", duke shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj dy figurave kryesore të politikës shqiptare.

Lini një Përgjigje