Egnatia ka siguruar kualifikimin për në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, pasi mposhti bindshëm Petrocubin me rezultatin 6-1 në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në Rrogozhinë.
Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, kampionët e Shqipërisë dominuan plotësisht sfidën e kthimit. Golat për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede u realizuan nga Bitri, Albanese, Yago, Bakayoko dhe Ildi Gruda, ndërsa një tjetër gol erdhi si pasojë e një autogoli të Platicës. Për miqtë nga Moldavia, golin e vetëm e shënoi Rotaru.
Me këtë fitore spektakolare, Egnatia avancon në fazën tjetër të Champions League, ku e pret një sfidë shumë më e vështirë. Në raundin e dytë kualifikues, rrogozhinasit do të përballen me kampionët e Sllovenisë, Celje, në një duel që në letër konsiderohet mjaft i fortë për ekipin shqiptar.
Lini një Përgjigje