TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2023, 17:09

Zjarret masive në Aleksandropolis, zyrtarët llogaritin dëmet: Goditje e rëndë, duhen vite për t’u rikuperuar

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret masive në Aleksandropolis, zyrtarët llogaritin dëmet:

Katastrofa e madhe ekologjike e shkaktuar nga zjarret që arritën rrethinat e Aleksandropolis pati pasoja direkte në ekonominë e vendit.

Me 48% të zonës bashkiake të djegur, qytetarët dhe autoritetet po përpiqen të rikuperohen nga ajo çfarë përjetuan.

“Me ngadalë po llogarisim dëmet ndaj infrastrukturës, por edhe ndaj bizneseve. Sikurse e dini, zjarret nuk dogjën vetëm shtëpitë, por edhe shumë biznese të lidhura me sektorin prioritar të prodhimit”, deklaroi Ioannis Zampoukis, kryetar i Bashkisë së Aleksandropolis.

Zjarri që u përhap për 16 ditë goditi brutalisht aktivitetin turistik. Mijëra anulime, rimbursime dhe largime në masë të vizitorëve ishin disa nga problemet me të cilat u përball sektori. Tani, pronarët pyesin veten se si do t’ia bëjnë gjatë dimrit.

Apostolos Palakidis, kryetar i Shoqatës Hoteliere deklaroi: “Ishte një goditje e rëndë. Aleksandropolis ishte një destinacion që mund të arrihej lehtë me makinë nga gjithë Ballkani. Ne jemi në qendër të një tregu të madh prej 50 milionë personash. Ju mund ta kuptoni që ajo që ndodhi mund të kërkojë vite për t’u harruar dhe që turistët të kthehen sërish për gjërat që Aleksandropolis është i famshëm: natyra, deti dhe siguria”.

Pronarët e dyqaneve janë të dëshpëruar pasi për shumë ditë u detyruan të mbyllnin dyert për shkak të tymit, gjë që tkurri ndjeshëm të ardhurat e tyre.

“Kam frikë për të ardhmen. Produkti ynë është sezonal. Shtatori është i humbur, gjysma e gushtit shkoi dëm. Si do ta marr veten?”, deklaroi Triantafyllia Koufou, pronare dyqani akulloresh.

zjarr zyrtare deme aleksandropolis

Lini një Përgjigje