
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se SHBA-ja është ajo që po zgjat luftën në Ukrainë. Në një prononcim për mediat ruse, ai shtoi se Kievi vepron me urdhër të Uashingtonit.
“Uashingtoni po e shtyn Kievin që të zhvillojë luftën dhe nuk kursen asnjë shpenzim për ta bërë këtë, por kjo nuk mund të ndikojë në rrjedhën e operacionit special ushtarak”, tha Peskov, raporton Tass.
Duke komentuar mbi informacionin se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mund të njoftojë ndarjen e ndihmës financiare shtesë për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Kiev, tha se kjo nuk do të ndryshojë asgjë sa i takon operacionit special.
“Ne kemi dëgjuar vazhdimisht deklarata se ataSHBA-të synojnë të vazhdojnë ‘të ndihmojnë’ Kievin, me fjalë të tjera, ata do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, e cila në fakt është në gjendje lufte, dhe ta bëjnë këtë luftë deri në ukrainasin e fundit, duke mos kursyer asnjë shpenzim. Kështu e shohim ne. Ne e dimë këtë. Kjo nuk do të jetë në gjendje të ndikojë në rrjedhën e operacionit special ushtarak”, tha Peskov.
Lini një Përgjigje