
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis ka deklaruar se pjesët e një droni janë gjendur brenda territorit rumun dhe sipas tij nëse ato konfirmohen se i përkasin Rusisë, kjo do të përbënte një "shkelje të rëndë" të sovranitetit të vendit.
Iohannis i quajti sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase në rajonin e Danubit një krim lufte.
"Nëse konfirmohet se komponentët i përkasin një droni rus, një situatë e tillë do të ishte e papranueshme dhe një shkelje serioze e sovranitetit dhe integritetit territorial të Rumanisë", tha ai.
Komentet e presidentit vijnë pas sulmeve të përsëritura me raketa dhe drone ruse në rrethin Izmail, në kufi me Rumaninë. Ministri i tij i mbrojtjes, Angel Tilvar, më herët u duk se zbriti nga pozicioni fillestar i qeverisë për të mohuar incidentin.
"Unë konfirmoj se janë gjetur pjesë që mund të jenë elementë të një droni", i tha ai transmetuesit Antena 3 CNN. Por ai tha se "nuk kishte elementë" që "përfaqësojnë një kërcënim".
E njëjta situatë u përsërit pak muaj më parë, ku pjesët e një rakete ruse përfunduan në territorin Polak, gjë që alarmoi të gjithë NATO-n.
Tensionet arritën kulmin, por më pas qeveria polake doli me deklaratën se pjesët i përkisnin një rakete ukrainase, gjë që më pas uli tensionet.
Lini një Përgjigje