
Papa Françesku u takua sot me peshkopët e Sinodit të Kishës Greko-Katolike të Ukrainës në Vatikan. Pas kritikave lidhur me fjalët që lëshoi për rusët, Papa sot ka lëshuar fjalë mbështetëse për Ukrainën.
“Dua t'ju siguroj për solidaritetin tim me ju dhe për afërsinë time të vazhdueshme në lutje. Unë jam me popullin ukrainas”, tha ai.
Si një gjest i veçantë dhe simbol i afërsisë me popullin ukrainas, Papa Françesku solli me vete një ikonë të Hyjlindëses (Nënës së Zotit), të cilën ua tregoi peshkopëve të UGCC. "Këtë ikonë ma dha Fortlumturia e Tij Sviatoslav - tha ai duke iu referuar kryepeshkopit të madh të Kievit Shevchuk - kur ai ishte një peshkop i ri në Argjentinë”.
Lini një Përgjigje