TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2023, 15:38

“Askush s’mund të mbaj iPhone”, Kina ndalon nëpunësit e shtetit që të përdorin pajisjet e markës ‘Apple’

Shkruar nga Pamfleti

“Askush s’mund të mbaj iPhone”, Kina ndalon

Pas Rusisë, tani edhe Kina ka vendosur të ndalojë zyrtarët që të përdorin iPhone dhe pajisje të tjera të markës Apple për qëllime pune.

Wall Street Journal, shkruan se direktiva është “hapi i fundit në fushatën e Pekinit për të reduktuar varësinë nga teknologjia e huaj dhe për të përmirësuar sigurinë e brendshme kibernetike”.

Kjo dispozitë mund të rrezikojë suksesin e kompanisë Cupertino në Kinë, ku ajo dominon tregun e smartfonëve të nivelit të lartë. Është e paqartë se sa agjenci të qeverisë qendrore janë prekur në këtë kohë, megjithëse Pekini ka kufizuar përdorimin e iPhone midis zyrtarëve të caktuar për vite me radhë, sipas medias.

Ndalimi vjen në mes të tensioneve të rritura midis Uashingtonit dhe Pekinit, të cilët janë të ‘zhytur’ në një luftë teknologjike. Mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në Apple, pasi Kina është një nga tregjet më të mëdha të kompanisë, që përbën gati një të pestën e të ardhurave të saj të përgjithshme në 2022.

kina iphone

Lini një Përgjigje