TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2025, 11:57

Zjarr në një aeroport të Londrës, automjeti shpërthen në flakë

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në një aeroport të Londrës, automjeti shpërthen

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu të mërkurën në mëngjes në aeroportin “Heathrow” të Londrës, kur një automjet shpërtheu në flakë në parkingun shumëkatësh të Terminalit 3.

Katër automjete zjarrfikëse dhe rreth 25 zjarrfikës shkuan me nxitim në vendngjarje. Videot tregojnë tym të dendur që ngrihet nga parkingu.

Nuk raportohet për të lënduar dhe viktima, por vetëm dëme materiale dhe panik mes punonjësve dhe pasagjerëve.

Autoritetet morën tetë telefonata në lidhje me incidentin. E para ishte në orën 9:03 të mëngjesit. Forcat nga Heathroë, Hayes dhe Feltham u aktivizuan menjëherë.

Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur. Një pjesë e autostradës M4, në dalje nga aeroporti, u mbyll, ndërsa rrugët u devijuan. Zjarri shkaktoi trafik të ngjeshur, ndërsa disa autobusë u detyruan të ndalonin para aeroportit. Një zëdhënës i aeroportit tha se ishte një incident i izoluar.

 

 

Lini një Përgjigje