TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2023, 08:03

Zgjedhjet në Malin e Zi, Abazoviç: Koalicioni jonë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Malin e Zi, Abazoviç: Koalicioni jonë do të

Kyeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë se koalicioni “Hrabro se Broji” do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme. Gjithashtu, ai shprehet se është shumë herët për të folur për koalicion.

Abazoviç ka një koment edhe për mesazhin e liderit të Lëvizjes “Evropë Tani” se nuk do të negociojë me URA-në dhe nëse demokratët do të negociojnë veçmas.

“Dhe mos e prishni tani… Ne kemi qeverinë, presim parlamentin. Spajić mori më shumë, le ta bashkojë. Kjo nuk është një pyetje për mua. Për ne, kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur…”, tha Abazovic.

I pyetur nëse kjo do të thotë se URA do të jetë me DPS-në në qeveri, Abazoviç tha se nuk do të negociojnë me ta.

“Për ne nuk janë të pranueshëm vetëm personat që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këta njerëz njihen në disa opsione politike. Është herët të flasim për kombinatorikë”, shprehet Abazoviç.

Kujtojmë se, Lideri i Lëvizjes ‘Evropa Tani’, arriti të marrë më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme në Malin e Zi. Jakov Milatoviç udhëhoqi me 26 për qind, ose 23 mandate, ndjekur nga koalicioni "Së bashku" i udhëhequr nga partia e ish-presidentit Gjukanoviç (DPS-SD-LP-DUA) e cila ka fituar 23 për qind, ose 21 mandate. 

Milojko Spajiç, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që qeveria të formohet sa më shpejt. Sipas tij, është arritur një fitore e madhe, pavarësisht keqpërdorimit të resurseve shtetërore.

mali i zi abazovic zgjedhje

Lini një Përgjigje