TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2023, 22:55

Doli forcë e parë në zgjedhjet e Malit të Zi, lideri i Lëvizjes ‘Evropa Tani’ përjashton mundësin e koalicionit me Abazoviç

Shkruar nga Pamfleti

Doli forcë e parë në zgjedhjet e Malit të Zi, lideri i

Lideri i Lëvizjes ‘Evropa Tani’, që arriti të marrë më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme në Malin e Zi, Milojko Spajiç, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt.

Ai tha se është arritur një fitore e madhe, pavarësisht keqpërdorimit të resurseve shtetërore. Spajiç njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta.

I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiç tha se e kishte thënë qartë se me kë nuk do të bënte koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Zyrtari i PES, Filip Ivanoviç, tha se kjo parti do të ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend dhe do të jetë përbërësi kryesor i Qeverisë. Ai e prezantoi Spajiç si kryeministër të ri.

zgjedhjet mal i zi koalicioni

Lini një Përgjigje