TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2023, 20:39

Erdogan mollë sherri mes Mitsotakis dhe Tsipras

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan mollë sherri mes Mitsotakis dhe Tsipras

Kyriakos Mitsotakis është shprehur se nuk do të toleroj instrumentalizimin e pakicës myslimane nga Turqia. Duke ju referuar kështu një rasti ku Ankaraja është mundur të ndikojë në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në Greqi, në disa zona me shumicë myslimane.

Duke folur paraditen e sotme në televizionin SKAI, Kyriakos Mitsotakis akuzoi Alexis Tsipras se kishte dijeni për ndërhyrjen e konsullatës turke në favor të kandidatëve të SYRIZA-s në Rodopi dhe Ksanthi, por zgjodhi të mos merrte asnjë iniciativë. Ai shtoi se do ta diskutojë këtë edhe me presidentin turk, Erdogan.

Disa orë më vonë, Alexis Tsipras u përpoq t'i përgjigjej Kyriakos Mitsotakis me një intervistë që ka dhënë për televizionin TRT e cila do të shfaqet të dielën mbrëma.

Sipas një fragmenti të deklaratave të tij të bëra publike nga Koumoundourou, Tsipras ia atribuoi deklaratave të Mitsotakis përshtatshmërisë zgjedhore të ND, duke pretenduar se "problemi" është krijuar sepse SYRIZA fitoi në Rodopi dhe jo nga PASOK ose ND.

aleksis tsipras kyriakos mitsotakis erdogan

Lini një Përgjigje