TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2023, 22:13

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Partia e presidentit Milatoviç del forcë e parë, Abazoviç faktor për krijimin e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Partia e presidentit Milatoviç del

Ka përfunduar procesi i numrit të votave në Mal të Zi dhe parti e presidentit aktual, Jakov Milatoviç udhëheq me 26 për qind, ose 23 mandate, ndjekur nga koalicioni "Së bashku" i udhëhequr nga partia e ish-presidentit Gjukanoviç (DPS-SD-LP-DUA) e cila ka fituar 23 për qind, ose 21 mandate. 

Asnjëra nga partitë kryesore nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave për të udhëhequr parlamentin me 81 vende. Prandaj ata do të kthejnë sytë te dy koalicionet të cilat kanë marrë një shumicë të konsideruar në këto zgjedhje të parakohshme. 

I pari është Koalicioni "Për të ardhmen e Malit të Zi" (NSD-DNP) i cili ka marrë 15.1 për qind ose 13 mandate dhe koalicioni “Guximi Vlen” që udhëhiqet nga parti e Kryeministrit akutal, Drtian Abazoviç (Demokratët-URA) i cili ka marrë 13 për qind, ose 11 mandate.

Të dy koalicionet do të kenë një rol tepër vendimtarë në krijimi e qeverisë së re, përfshirë këtu edhe  Partinë Boshnjake e cila ka marrë 6.8 për qind, ose 6 mandate. E para që do të ketë mundësin për të formuar një koalicion qeverisës është partia e presidentit Milatoviç, e cila doli forcë e parë. Në rast dështimi e drejta për formimin e një koalicioni i kalon partisë së dytë më të votuar. 

Ndërkohë që partitë e tjera kanë marrë një përqindje të ultë votash që nuk mund të ndryshojnë rezultatin. Duke filluar nga Partia Socialdemokrate (SDP) me 2.9 për qind, PKSH dhe Demos me 2.8 dhe ‘Pravda za sve’ me 2.7 për qind, Forumi Shqiptar 1.7 për qind, Revolucioni 1.6 për qind , Aleanca Shqiptare 1.5 për qind, Koalicioni Popullor (DHP, Prava, Slobodna) 1.1 për qind, Lëvizja për Ndryshim 0.7 për qind, ‘Iniciativa Qytetare Kroate’ 0.7 për qind dhe ‘Ne mundemi’ 0.5 për qind.

Vlen të theksohet se shqiptarët do të përfaqësohen nga 6 deputetë në parlamentin malazez. Pasi 2 mandate deputetësh siguroi koalicioni “Forumi Shqiptar” i Nik Gjeloshajt dhe një mandat Genc Nimanbegu me koalicionin “Aleanca Shqiptare”. Gjithashtu Meto Zenka dhe Drita Llollado të jetë pjesë e parlamentit me koalicionin e Gjukanoviç dhe së fundmi Drtian Abazoviç.

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Partia e presidentit Milatoviç del
Shpërndarja e vendeve në parlamentin malazez

Pse ishin të rëndësishme këto zgjedhje?

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund një krize politike gati tri vjeçare në Mal të Zi ku dy qeveri u rrëzuan përmes mocioneve të mosbesimit.

Rezultati i zgjedhjeve mund të prodhojë një qeveri funksionale të cilën Mali i Zi nuk e ka thuajse që nga prilli i vitit 2020, kur Partia Demokratike e Socialistëve, asokohe e udhëhequr nga Millo Gjukanoviç, humbi në zgjedhje.

Media të ndryshme ndërkombëtare dhe analistët politikë ditëve të fundit thanë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e Malit të Zi pasi votuesit do të kenë mundësinë të vendosin për të përkrahur partitë dhe koalicionet, disa përkrahëse të Perëndimit, të tjerat përkrahëse të Serbisë si dhe të tilla mbështetëse të Rusisë.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të tregojë nëse Mali i Zi, si një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor, anëtarë i NATO-s, do të ofrohet më shumë me Bashkimin Evropian dhe të avancojë në proceset integruese.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në 30 vitet e fundit në të cilat nuk merr pjesë ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili humbi në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në muajin prill të këtij viti.

Paraprakisht, më 16 mars, tre ditë para se të zhvillohej raundi i parë të zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç shpërndau Parlamentin dhe caktoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke përmendur trazirat e vazhdueshme brenda qeverisë dhe mungesën e përparimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e 11 qershorit, janë zgjedhjet e 12-ta parlamentare që nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të gjashtat që nga pavarësimi i Malit të Zi në vitin 2006. Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga viti 2017 dhe kandidat për anëtarësim në BE që nga fundi i vitit 2012. Mali i Zi hapi të 33 kapitujt e negociatave, i fundit në qershor 2020 dhe mbylli tre./Pamfleti

mal i zi zgjedhjet abazoviç

Lini një Përgjigje