TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2023, 22:34

Fitoi dy mandate në zgjedhjet e Malit të Zi, kreu i koalicionit ‘Forumi Shqiptar’: Do punojmë për të mirën e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi dy mandate në zgjedhjet e Malit të Zi, kreu i koalicionit

Kreu i listës së koalicionit Forumi Shqiptar, Nik Gjeloshaj, u shpreh se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi e veçanërisht shqiptarëve.

Në një prononcim për Televizionin e Malit të Zi ai tha se kanë fituar 2.1 për qind të votave dhe se ky është një rezultat të madh në zgjedhje.

I falënderoj të gjithë, veçanërisht ata që mbështetën Forumin Shqiptar. Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve”, u shpreh Gjeloshaj.

Shpresoj se do të kemi një qeveri të qëndrueshme që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shtuar më tej Gjeloshaj. Ai ka uruar edhe listën tjetër shqiptare që ka fituar një mandat.

Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuzi, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat tjera”, deklaroi ai.

mal i zi zgjedhjet forumi shqiptar

Lini një Përgjigje