TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Gusht 2025, 22:25

Vuçiç i ftoi në debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vetëm kur të shpallen zgjedhjet e parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç i ftoi në debat televiziv, përfaqësuesit e

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm të ballafaqohet në një debat televiziv me përfaqësues të protestuesve, duke bërë thirrje që palët të kthehen në dialog.

Ai iu bëri thirrje protestuesve që të diskutojnë publikisht për vizionet, planet dhe programet e së ardhmes.

“Serbia duhet të zgjidhë çështjet e veta përmes dialogut demokratik, jo dhunës. Ftoj përfaqësues të bllokuesve të diskutojmë publikisht për vizionet tona planet dhe programet e së ardhmes”, tha Vuçiç.

Kërkesa e presidentit serb është hedhur poshtë nga përfaqësues të protestuesve dhe studentëve, të cilët përmes një postimi në “X” kanë deklaruar se debatet do të realizohen vetëm kur Vuçiç të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Ne do të debatojmë vizionet tona dhe programet për të ardhmen gjatë fushatës zgjedhore, kur ai të thërrasë zgjedhjet”, u shprehën ata.

Ulja e toneve vjen ndërkohë që në Beograd ndodhen përfaqësues të OSBE-së për të hetuar sulmet ndaj gazetarëve dhe kur Komisoneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, një qëndrim ky që konfirmon tashmë se Serbia është problem ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje