TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Gusht 2025, 21:11

Shorti i Kupës së Botës, Trump nxjerr foton me Putin: Ai do të vijë për eventin futbollistik si i ftuar

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Kupës së Botës, Trump nxjerr foton me Putin: Ai do

Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga Zyra Ovale se ku do të hidhej shorti për Kupën e Botës.

Trump njoftoi se shorti për grupet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të mbahet më 5 dhjetor në Qendrën Kennedy në Uashington.

Por Trump zgjodhi të jepte edhe mesazhe diplomatike, pasi në të njëjtën kohë njoftoi se Presidenti rus Vladimir Putin mund të vijë në Kupën e Botës si i ftuar.

"Unë besoj se ai do të vijë, varësisht nga ajo që ndodh. Ndoshta do të vijë, ndoshta jo, varësisht nga ajo që ndodh", tha Trump.

Pak para kësaj deklarate, Presidenti amerikan nxori nga një sirtar në Zyrën Ovale një foto të tij dhe të Putinit në Alaska.

“Ma dërgoi dikush që me të vërtetë dëshiron të shkojë në Kupën e Botës. Më pëlqen fotografia. Ai ishte respektues ndaj meje dhe vendit tonë, por jo ndaj të tjerëve”, shtoi ai.

Gazetarët e pyetën atë në lidhje me sulmin rus ndaj një kompanie amerikane në Ukrainë, të cilit Trump iu përgjigj duke thënë se "nuk ishte i kënaqur".

“Nuk jam i lumtur për asgjë që ka të bëjë me këtë luftë. Mendoj se do ta zbulojmë në dy javët e ardhshme se ku do të shkojë”, nënvizoi ai

Lini një Përgjigje