TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Dhjetor 2023, 09:50

Vrau gruan në Itali dhe tha se u vetëvra, vizatimi i djalit 10-vjeçar zbulon krimin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau gruan në Itali dhe tha se u vetëvra, vizatimi i djalit

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij për të cilën kishte thënë më herët se ishte vetëvrarë në Itali.

Ahmed Mustak u arrestua për vrasjen e 32-vjeçares Sharmin Sultana, krim që u zbulua vetëm falë një vizatimi të bërë nga djali i madh i çiftit.

Autoritetet që në momentet e para kishin dyshime për vërtetësinë e deklarimeve të Ahmed, pasi ai raportohet se e dhunonte bashkëshorten.

Vdekja ndodhi më 7 mars në lagjen “Sestri Ponente” të Xhenovas .

Fillimisht u mendua për vetëvrasje, por edhe familja e gruas kishte shprehur dyshime për bashkëshortin.

Sharmin Sultana ra nga dritarja e shtëpisë së saj, teksa i shoqi i cili ndodhej brenda i tha policisë së nuk pa gjë pasi ishte shtrirë në shtrat.

Sipas deklarimeve të fëmijëve të moshës 7 dhe 10 vjeç, babai i tyre shpesh e godiste nënën sepse ajo rrinte në telefon dhe bënte video në TikTok.

Sharmin kishte disa kohë që po përpiqej të çlirohej nga mjedisi shtypës në të cilin e kishte detyruar partneri i saj, të paktën kështu rezulton nga hetimi. 

Gruaja ishte regjistruar në kurse italiane, kishte ndryshuar mënyrën e veshjes dhe kishte krijuar profilin e saj në rrjetet sociale. Dhe një nga fjalitë e fundit të publikuara në internet para vdekjes së saj ishte: "Nëse dëshiron të jesh e fortë duhet të mësosh të shkosh vetëm".

ahmed mustak xhenova

Lini një Përgjigje