TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Dhjetor 2023, 22:06

Masakër në Ekuador/ Grupi kriminal ngatërron shtëpinë, ekzekuton tragjikisht katër të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Masakër në Ekuador/ Grupi kriminal ngatërron shtëpinë,

Katër vëllezër të vegjël mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme pasi disa persona të armatosur që sulmuan me armë shtëpinë e një familjeje në Guayaquil, porti më i madh në Ekuador, i rrënuar nga krimi.

Policia njoftoi se tre fëmijë, të moshës 3, 5 dhe 7 vjeç dhe një foshnjë pesë muajshe u vranë gjatë sulmit.

Prindërit e tyre kanë mbetur të plagosur, ndërsa nëna ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Personat e armatosur sulmuan shtëpinë e gabuar. Policia dyshon se autorët e sulmit kishin në shënjestër një “shtëpi fqinje”, në të cilën u gjetën më pas eksploziv, të lidhur me një bandë kriminale.

ekuador te mitur ekzekutim

Lini një Përgjigje