
Izraeli gëzon mbështetjen e SHBA-së në skenën ndërkombëtare, por krisjet mes dy vendeve kanë filluar të shfaqen.
Kjo shihet qartë dhe në deklaratën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu i cili tha se qeveria e tij dhe ajo e SHBA-së kanë ide të ndryshme se çfarë mund të sjellë fundi i luftës aktuale në drejtim të qeverisjes së Gazës.
“Ka një mosmarrëveshje [me SHBA-në] kur bëhet fjalë për të nesërmen e Hamasit dhe shpresoj se do të arrijmë në një marrëveshje edhe këtu. Nuk do ta lejoj Izraelin të përsërisë gabimin e Oslos. Nuk mund të ndodhë që pas sakrificës së madhe të qytetarëve dhe luftëtarëve tanë, ne do të lejojmë në Gaza ata që mësojnë terrorin, mbështesin terrorin, financojnë terrorin”, citohet të ketë thënë Netanyahu.
Kujtojmë se marrëveshjet e Oslos të vitit 1993 panë që Izraeli të binte dakord që populli palestinez kishte të drejtën e vetëvendosjes, megjithëse nuk krijuan një shtet përfundimtar palestinez.
Lini një Përgjigje