
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka mbërritur në Kapitol Hill ku po përgatitet të mbajë një fjalim për të siguruar mbështetjen e mëtejshme ushtarake prej 61 miliardë dollarësh nga SHBA.
Paketa e propozuar e ndihmës prej 106 miliardë dollarësh nga administrata përfshin rreth 60 miliardë dollarë ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë, me pjesën tjetër për luftën e Izraelit me Hamasin, sigurinë në Tajvan dhe financimin për operacionet në kufirin SHBA-Meksikë.
Por republikanët kryesorë, të kujdesshëm për të shtuar më shumë në 111 miliardë dollarët që SHBA ka dërguar tashmë në Ukrainë, kanë kërkuar që çdo financim i mëtejshëm të lidhet me ndryshimet kryesore të politikave të lidhura me emigracionin.
Tani në daljen e tij para ligjvënësve amerikan, Zelensky do përpiqet t’i bind ata për të hequr veton e cila ndalon miratimin e paketës së ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Ndërkohë rep. Marjorie Taylor Greene, një nga kritikët më të zëshëm të Ukrainës në Kongres, tha se baza republikane do të revoltohet nëse Kongresi pranon një marrëveshje për ndihmën për Ukrainën në këmbim të sigurisë kufitare. Sipas saj, mania e qeverisë për të financuar luftën e pafundme në Ukrainë, është një sëmundje.
“Mendoj se është shumë fyese për popullin amerikan të bashkosh sigurinë tonë kufitare me kufirin e Ukrainës. Kjo është krejtësisht e gabuar, kufiri ynë duhet të vijë para së gjithash. E gjitha ka të bëjë me dërgimin e parave në Ukrainë, të vazhdojmë të financojmë një luftë, të vazhdojmë të vrasim njerëz dhe kufiri ynë mbetet i hapur. Unë jam i sigurt se ai do të vijë (për të) lypur për para. Uashingtonit nuk i intereson gjetja e një rruge drejt paqes për Ukrainën. Ata kujdesen vetëm për financimin e luftës, kështu që vazhdojnë të financojnë kompleksin ushtarak. Dhe unë mendoj se është shumë e sëmurë; Mendoj se është shumë e neveritshme”, tha ajo për CNN.
Nga ana tjetër Kremlini tha të martën se do të monitorojë "shumë nga afër" takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington të martën.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov minimizoi ndikimin e mundshëm të takimit, duke thënë se pavarësisht ndihmës së SHBA-së për Ukrainën, nuk ka pasur sukses të rëndësishëm në fushën e betejës.
“Është sigurisht e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se dhjetëra miliarda dollarët e derdhur në Ukrainë nuk e ndihmuan atë të arrinte sukses në fushën e betejës”, tha ai./CNN
Lini një Përgjigje