TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Maj 2025, 08:19

Vrasja e dy zyrtarëve izraelitë, reagon ashpër Netanyahu: Akt i tmerrshëm antisemit!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dy zyrtarëve izraelitë, reagon ashpër Netanyahu: Akt i

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj vrasjes së dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, duke e cilësuar atë si një “akt të tmerrshëm antisemit”.

Në një postim në X, zyra e kryeministrit bëri të ditur se Netanyahu zhvilloi biseda me ambasadorin izraelit në SHBA, Yechiel Leiter dhe me prokuroren e përgjithshme amerikane Pam Bondi, duke kërkuar që ngjarja të trajtohet me seriozitet maksimal.

“Po dëshmojmë çmimin e tmerrshëm të antisemitizmit dhe të nxitjes së egër kundër Shtetit të Izraelit. Shpifjet e përgjakshme kundër Izraelit po shtohen me gjak dhe duhet të luftohen deri në fund”, thuhej në deklaratë.

Netanyahu gjithashtu njoftoi se masat e sigurisë për ambasadat izraelite dhe përfaqësuesit diplomatikë në mbarë botën do të forcohen menjëherë, si përgjigje ndaj incidentit.

Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të forta ndërkombëtare, mes tyre edhe nga liderë të tjerë të lartë si presidenti amerikan dhe presidenti izraelit, të cilët dënuan aktin si një sulm antisemit dhe të papranueshëm.

Lini një Përgjigje