TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2023, 10:33

Vrasja e 14-vjeçares dhe berberit në Shkup, Gjykata Penale lë në paraburgim 3 të dyshuarit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçares dhe berberit në Shkup, Gjykata Penale lë

Gjykata Themelore Penale ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh për tre persona të cilët dyshohen për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Ndalimi i tyre përcaktohet për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit tek dëshmitarët dhe kryerjes së një krimi të ri. Të tre janë dërguar në burgun hetimor në Shutkë, Maqedoni e Veriut.

Njëri nga të dyshuarit që mbrëmë është sjellë në gjykatë është Velibor Manev nga Velesi. Në një prononcim për media, i pyetur nëse ka kryer vrasjen e Vanyas, Manev e ka mohuar.

Sipas MPB-së, nga masat operative të ndërmarra është konstatuar se Vanja është marrë me automjet nga hyrja e banesës dhe nga të dhënat e marra nga marrja në pyetje është konstatuar se ajo është vrarë në të njëjtën ditë pra në 27 nëntor 2023 rreth orës 10:00.

Vanja Gorçevska, u zhduk të hënën në Shkup teksa po shkonte në shkollë. Menjëherë pas marrjes së raportimeve për personat e zhdukur policia ndërmori një sërë operacionesh për gjetjen e tyre. U krye bastije në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e Shkup, Veles dhe Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë dhe makina, janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë u vunë në dispozicion të kërkimeve

Prokuroria ka dhënë urdhra për tu kryer autopsia në trupat e viktimave si dhe po kryhen kontrolle në dy lokacionet ku u gjetën viktimat.

vanja gjorçevska maqedonia e veriut

Lini një Përgjigje