TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2023, 10:08

Vrasja e të miturës dhe berberit 74-vjeçar në Shkup, Ministri jep detaje: Mes të arrestuarve edhe babai i të 14-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e të miturës dhe berberit 74-vjeçar në Shkup,

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në konferencën e sotme shpalosi detaje nga vrasja e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, nga Shkupi dhe 74-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit.

Sipas tij dyshohen 5 persona, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, një në bisedë informative dhe një jashtë shtetit.

“Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74-vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative”, tha Spasovski.

Vrasja e të miturës dhe berberit 74-vjeçar në Shkup,
Tre të arrestuarit të akuzuar për vrasjet

shkup vrasje ministri

Lini një Përgjigje