TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2023, 07:48

Detaje nga vrasja e 14 vjeçares/ Zbardhet dëshmia e vajzës së berberit që u gjet i varrosur pranë saj, kush është biznesmeni i përfshirë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja e 14 vjeçares/ Zbardhet dëshmia e vajzës
Vajza 14 vjeçare, Vanja Gjorçevska, dhe berberi nga Velesi, Pançe Zhezhovski (74) nuk njiheshin. E konfirmon vajza e berberit të moshuar gjatë një interviste për median në Maqedoninë e Veriut.

Në një bisedë telefonike, për “Focus” vajza e tij Makedonka pohoi se as ajo dhe as askush nga familja e saj nuk e njihte Vanjën apo dikë në familjen e saj.

“As babai im dhe asnjëri prej nesh nuk e njihnin personalisht vajzën. Unë jam në stacion policor, nuk di ende asgjë, përveç se babain e kanë gjetur të vdekur, të varrosur. Është hera e parë që dëgjoj nga ju, nga gazetarët, se motivi i vrasjes ishte përfitim interesi. Nuk e kam lexuar njoftimin e MPB-së, por mund të them që babai im nuk ka qenë kurrë pasanik, ndaj nuk e di se çfarë do të thotë termi përfitim interesi. Unë jam në stacion, nuk mund të them asgjë më shumë, sepse nuk kam as detaje – tha e bija.

Ndërkohë është publikuar fotoja e njërit prej të dyshuarve si të përfshirë në vrasjen e 14 vjeçares.
Ljupço Palevski Palco është një nga personat e dyshuar që kanë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskës.

Mësohet se aktualisht ai është jashtë Maqedonisë së Veriut dhe mendohet se disa ditë më parë ishte larguar drejt Turqisë.

Mësohet se kanë qenë të arrestuarit të cilët kanë përmendur emrin e Palcos një sipërmarrës ndërtimi I njohur sidomos në Shkup, shkruan focus.mk

Detaje nga vrasja e 14 vjeçares/ Zbardhet dëshmia e vajzës
Ljupço Palevski Palco, i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 14 vjeçares

Tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje e pritet të dalin nesër në gjykatë.

 

Lini një Përgjigje