
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka ngritur alarmin për mungesën e medikamenteve në spitalet e Gazës.
Me anë të një deklarate të shpërndarë në platformën “X”, shoqata tha se palestinezët në Gaza u janë nënshtruar amputimeve pa anestezi dhe se shumë të tjerë kanë humbur jetën tragjikisht pas amputimit.
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës mbi 80 për qind të rasteve të amputimit ndodhin tek fëmijët nën 5 vjeç të cilët vijnë me djege të rënda dhe mjekët detyrohen t ju presin gjymtyrët.
“Alarmante: 80% e rasteve te fëmijët nën 5 vjeç rezultojnë me djegie të rënda, që shpesh çojnë në amputim të gjymtyrëve. Rritja e normave të aftësisë së kufizuar është e lidhur me llojet e armëve, sfidat në transportin në spitale dhe mungesat e medikamenteve dhe furnizimeve jetike”, thuhet në deklaratë.
December 3rd marks the International Day of Persons with Disabilities♿, in line with Article 11 of the Convention on the Rights of Persons with Disabilities. This commitment, upheld under international law and human rights standards, mandates nations to safeguard individuals… pic.twitter.com/IRC5dildPy
— PRCS (@PalestineRCS) December 3, 2023
Lini një Përgjigje