TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2023, 07:33

Lufta në Gaza, Izraeli: Kemi vrarë komandantin e Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Izraeli: Kemi vrarë komandantin e Hamasit

Ushtria izraelite pas armëpushimit, ka filluar operacionet e saj tokësore në çdo pjesë të Gazës dhe ka urdhëruar gjithashtu evakuime në jug, duke shpallur operacione kundër Hamasit.

Në një deklaratë ushtria izraelite tha se sulmet do të jenë shkatërruese.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një sulm ajror.

Haitham Khuwajari ishte komandanti i batalionit Shati të Hamasit që militantët kryen sulmet e 7 tetorit nën komandën e tij, sipas IDF, raporton Al Jazeera.

“Ai gjithashtu siguroi aktivitetin terrorist të Hamasit në spitalin Shifa dhe ishte në krye të forcave që luftonin kundër ushtarëve të IDF në zonën e Shatit. Khuwajari ishte gjithashtu përgjegjës për kryerjen e akteve të shumta terrori kundër izraelitëve”, tha IDF në një deklaratë.

Ushtria izraelite shënjestroi Al-Shifa, duke pretenduar se Hamasi kishte ndërtuar një qendër të rëndësishme komandimi nën spital. Shtetet e Bashkuara i mbështetën këto pretendime, të cilat Hamasi i hodhi poshtë. Po ashtu IDF njoftoi se tre ushtarë u vranë në betejë të dielën.

Lini një Përgjigje