Edhe nëse memorandumi miratohet, trajtimi i kërcënimit bërthamor mbetet ende i paqartë dhe pa garanci detyruese, duke lënë të hapur mundësinë e mosmarrëveshjeve të reja në të ardhmen.
Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit duket një hap larg finalizimit, por vendimi përfundimtar i Mojtaba Khameneit vazhdon të vonohet. Hezitimi i kampit të liderit të ri suprem iranian ka shkaktuar pakënaqësi në Washington, ku Donald Trump, gjatë një takimi dyorësh në Shtëpinë e Bardhë, urdhëroi që palës iraniane t'i komunikoheshin ndryshime të reja në draftin e memorandumit të mirëkuptimit.
Pas disa ditësh heshtjeje nga Lideri Suprem i Iranit, heshtje që u interpretua si mungesë miratimi për draftin e dakordësuar të armëpushimit dhe nisjen e një faze të re negociatash mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, presidenti amerikan reagoi duke kërkuar ashpërsimin e kushteve të marrëveshjes.
Trump i irrituar kërkon kushte më të forta
Sipas një zyrtari të njohur me zhvillimet, të cituar nga Axios, Trump është zemëruar sepse SHBA-ja, aleatët e saj dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdojnë të presin vendimin e liderit iranian Mojtaba Khamenei, i cili pasoi të atin në krye të vendit pas vrasjes së tij në fillim të luftës në fund të shkurtit. Kjo ndodh ndërkohë që drafti i memorandumit është miratuar tashmë nga negociatorët e të dyja palëve.
Të premten, presidenti amerikan urdhëroi që autoritetet iraniane të informoheshin për ndryshimet që ai dëshiron të bëhen në draft, duke ashpërsuar në thelb kushtet që ishin negociuar më herët nga të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Trump kërkoi sërish që Irani të angazhohet qartë se “nuk do të zotërojë kurrë armë apo bombë bërthamore” dhe që rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta, të cilat ai i cilësoi si “pluhur bërthamor”, të konfiskohen dhe të shkatërrohen nga SHBA-ja në bashkëpunim me Teheranin dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Ai gjithashtu bëri të ditur se “nuk do të ketë shkëmbim fondesh deri në një njoftim të dytë”, duke sinjalizuar kundërshtimin e tij ndaj heqjes së menjëhershme të sanksioneve që Irani priste të përfitonte sipas draftit fillestar. Trump shtoi se çështje të tjera më pak të rëndësishme tashmë janë dakordësuar.
Ashpërsimi i kushteve nga presidenti amerikan e ndërlikon më tej procesin negociues, i cili që prej fillimit ka qenë i mbushur me pasiguri.
Pengesa kryesore mbetet miratimi i Khameneit
Sipas tre burimeve që kanë parë draftin e memorandumit, vonesat nuk lidhen me formulimet e dokumentit, por me faktin se ende nuk është dhënë miratimi përfundimtar nga Mojtaba Khamenei.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se katër negociatorët kryesorë – Abbas Araghchi dhe Mohammad Bagher Ghalibaf nga pala iraniane, si dhe Steve Witkoff dhe Jared Kushner nga pala amerikane – kanë arritur marrëveshje mbi tekstin e memorandumit.
Megjithatë, dokumenti nuk përbën një marrëveshje përfundimtare dhe të detajuar. Ai është një dokument parimor që synon të ndalojë luftën dhe të hapë rrugën për negociata më të gjera mbi një marrëveshje afatgjatë.
Teherani vështirë se do të pranojë ndryshimet e Trump
Ky dallim është i rëndësishëm, pasi disa media amerikane kanë raportuar se drafti përmban zgjidhje të plota dhe detyruese për programin bërthamor iranian. Burimet që kanë parë dokumentin thonë se kjo nuk është e vërtetë.
Sipas tyre, drafti aktual nuk përmban mekanizma të qartë për largimin e uraniumit të pasuruar dhe as angazhime konkrete lidhur me prodhimin e armëve bërthamore.
Një nga burimet vlerësoi se vetë Trump e kupton se Irani nuk ka gjasa të pranojë ndryshimet e tij.
“Mendoj se edhe ai vetë e kupton këtë. Ndryshimet i bëri nga irritimi që po mbahet në pritje dhe për të ushtruar presion ndaj Mojtaba Khameneit që të përgjigjet për draftin fillestar”, tha burimi.
Sipas të njëjtit vlerësim, do të ishte e vështirë të imagjinohej që Trump të refuzonte një marrëveshje të negociuar nga Witkoff dhe Kushner, të cilët konsiderohen ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe më të besuar.
Khamenei komunikon përmes ndërmjetësve
Vonesat nga pala iraniane lidhen edhe me rrethanat e veçanta që rrethojnë vetë Mojtaba Khamenein.
Sipas raportimeve, ai ndodhet në një vend të fshehtë prej gati tre muajsh, në kushtet e përshkallëzimit të tensioneve me SHBA-në. Ai u largua nga skena publike pas sulmit amerikano-izraelit të 28 shkurtit ndaj Teheranit, ku mbeti i vrarë babai i tij.
Raportet mediatike pretendojnë gjithashtu se vetë Khamenei u plagos rëndë gjatë sulmit, ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e përshkroi atë si “të plagosur dhe ndoshta të shpërfytyruar”. Në të njëjtin sulm humbën jetën edhe bashkëshortja dhe djali i tij.
Sipas informacioneve të disponueshme, komunikimi mes liderit iranian dhe ekipit negociator realizohet përmes ndërmjetësve, ndërsa përgjigjet mbërrijnë me vonesa prej disa ditësh.
Për këtë arsye, konsiderohet pak e mundshme që Trump të nënshkruajë ndonjë marrëveshje përpara se të marrë konfirmimin përfundimtar se dokumenti është miratuar personalisht nga Khamenei.
Çfarë përmban memorandumi?
Drafti i memorandumit përfshin gjashtë pika kryesore:
-Ndalimin e luftës jo vetëm mes SHBA-së dhe Iranit, por edhe në Liban. Kjo dispozitë mund të ketë pasoja të rëndësishme për Izraelin, pasi mund të kufizojë veprimet e tij kundër Hezbollahut.
-Një periudhë 60-ditore negociatash për marrëveshjen përfundimtare, me mundësi zgjatjeje. Gjatë kësaj kohe palët do të diskutojnë programin bërthamor, sanksionet, asetet iraniane të ngrira dhe çështje të tjera rajonale.
-Rikthimin e lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, me rikthimin e trafikut detar në nivelet para luftës.
-Në lidhje me programin bërthamor iranian, drafti mbetet i përgjithshëm dhe i paqartë. Ai nuk përmban mekanizma të qartë për largimin e uraniumit të pasuruar apo garanci konkrete për ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore. Këto çështje do të diskutohen në marrëveshjen përfundimtare.
-Lirimin gradual të aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit, në varësi të progresit të negociatave.
Heqjen e sanksioneve primare dhe sekondare ndaj Iranit në rast se arrihet një marrëveshje e plotë.
-Drafti përmend gjithashtu krijimin e një fondi ndërkombëtar investimesh për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta, por pa specifikuar shuma konkrete apo pjesëmarrjen e SHBA-së.
Rreziqet e vonesës
Burimet theksojnë se vonesa në miratimin e draftit nga Mojtaba Khamenei mbetet pengesa kryesore për avancimin e procesit. Si Uashingtoni, ashtu edhe Teherani dhe vendet ndërmjetësuese, po presin vendimin e tij.
Kjo situatë krijon disa rreziqe. Trump mund ta interpretojë vonesën si një përpjekje iraniane për të fituar kohë, gjë që forcon pozitat e kundërshtarëve të marrëveshjes në të dyja vendet. Njëkohësisht rritet rreziku i përshkallëzimit të kufizuar ushtarak, veçanërisht në Liban dhe në Ngushticën e Hormuzit.
Së fundi, fakti që çështja bërthamore është shtyrë për fazën tjetër të negociatave krijon pasiguri serioze. Edhe nëse memorandumi miratohet, trajtimi i kërcënimit bërthamor mbetet ende i paqartë dhe pa garanci detyruese, duke lënë të hapur mundësinë e mosmarrëveshjeve të reja në të ardhmen.
Padeofilet gjithnje duan 200 me pak se muajshe, te rruajtur e te lare e virgjin. E po keshtu nuk eshte e lehte o tarikati padeofile.