
Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas reagoi pas vetos së SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke e quajtur atë bashkëpunëtore në krimet e luftës që Izraeli po bën në Gaza.
Ai tha se SHBA-të janë përgjegjëse për gjakderdhjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës, sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca.
SHBA-ja vendosi veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.
Dhjetëra vende të tjera kishin shprehur gjithashtu mbështetje për një ndërprerje urgjente të armiqësive, duke e lënë Uashingtonin të izoluar diplomatikisht në skenën ndërkombëtare.
Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 votuan pro rezolutës. SHBA ishte i vetmi vend që e bllokoi atë dhe Britania e Madhe abstenoi.
Lini një Përgjigje