
Ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë janë plagosur rëndë në një përpjekje të dështuar për të liruar pengjet izraelitë të mbajtur në Gaza.
IDF njoftoi mbrëmjen e djeshme se vrau shumë militantë gjatë operacionit, por nuk ishte në gjendje të shpëtonte asnjë peng.
“Forcat bastisën një vendndodhje të Hamasit dhe eliminuan terroristët që morën pjesë në rrëmbimin dhe mbajtjen e pengjeve”, tha IDF në një deklaratë.
Asnjë peng nuk u shpëtua në këtë operacion.
Më herët, Hamasi njoftoi se ushtarët e tij kishin ndaluar një përpjekje shpëtimi dhe u përleshën me forcat speciale izraelite.
Hamasi pretendonte se një ushtar izraelit i cili po mbahej peng u vra nga zjarri ajror që synonte të mbronte forcat që tërhiqeshin.
Besohet se Hamasi mban rreth 137 pengje që u kapën në sulmin e 7 tetorit.
Lini një Përgjigje