TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2025, 16:38

Vendosja e tarifave nga SHBA, reagon Trump: Amerikanët mund të vuajnë financiarisht, por do ia vlejë!

Shkruar nga Pamfleti

Vendosja e tarifave nga SHBA, reagon Trump: Amerikanët mund të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pranoi se tarifat që vendosi, duke shkaktuar një luftë tregtare, “mund” të dëmtojnë ekonominë e amerikanëve. Ai theksoi se ky çmim do t’ia vlejë, pasi Amerika do të rikthehet siç ka qenë.

“A do të ketë dëme? Ndoshta po, ose ndoshta jo. Por ne do ta rikthejmë Amerikën në madhështi dhe gjithçka do t’ia vlejë çmimit”, shkruan presidenti amerikan në “Truth Social”, një ditë pasi u vendosën taksa të reja doganore ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.

Përveç kësaj, Trump përsëriti propozimin e tij për ta bërë Kanadanë “shtetin e 51-të” të Shteteve të Bashkuara, një ditë pasi vendosi taksa doganore ndaj vendit fqinj të tyre.

Duke folur për “subvencionet” amerikane, deficitin tregtar, ndaj Kanadasë, republikani deklaroi në rrjetin social Truth Social se “Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të“, i cili, sipas tij, do të parashikonte tatime më të ulëta dhe më shumë mbrojtje ushtarake për kanadezët.

Lini një Përgjigje