
Deputeti i PD-së, Luan Baçi e quajti kërkesë absurde atë të bërë nga SPAK, për shtrëngimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
Në një intervistë për “Oranews Tv”, ai u shpreh se në masën e parë, SPAK anashkaloi Parlamentin qëllimisht, teksa shtoi se edhe këtë radhë nuk pret ndonjë gjë ndryshe.
‘’Tashmë jemi mësuar me kërkesat absurde të SPAK-ut. Jemi mësuar me mënyrën si procedoi ndaj Berishës duke anashkaluar Parlamentin qëllimisht, dhe duke kërrkuar detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte.
Më pas pastaj duke u mbështetur në një vendim të pa drejtë duke kërkuar një masë më shtrënguese, siç është masa me arrest shtëpie mbi vendimin e mosparaqitjes në gjykatë të Berishës.
Tashmë nuk pritet gjë tjetër nga SPAK, por të kërkojë arrestin e shtëpisë madje këtë ta kërkojë edhe me policë tek dera’’, tha ndër të tjera Baçi.
Lini një Përgjigje