TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2023, 14:02

Avokati Arben Llangozi: Pse Berisha nuk mund ta kryejë masën e arresit në seli të PD?

Shkruar nga Pamfleti
Avokati Arben Llangozi: Pse Berisha nuk mund ta kryejë masën e arresit
Arben Llangozi

Avokati Arben Llangozi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund ta kryejë masën e “arrestit të shtëpisë” nëse e vendos gjykata në selinë e Partisë Demokratike.

Llangozi tha se Berisha mund të arrestohej nëse do të shkelte masën dhe do të dilte nga banesa.

Ai tha gjithashtu se Berishës gjatë qëndrimit në shtëpi mund t’i ndalojnë kontaktet fizike me persona të tjerë, por jo komunikimin përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

“Masa është ajo e arrestit në shtëpi. Berisha do të deklarojë një vend ku do të qëndrojë. Nuk mendoj se Berisha mund të zgjedhë selinë e PD si banesë për izolimin, sepse ajo është një vend public dhe edhe nëse e kërkon Berisha, nuk mendoj se do e lejojë gjykata.

Ka precedëntë që ndalohet kontakti me persona të tjerë, por jo mjetet e komunikimit. Bëhet fjalë për kontaktin fizik. Nuk mund t’i ndalosh ti përdorimin e Facebook, telefonit, televizorit. Sepse edhe në burg televizorët janë të lejuar, jo të ndaluar.

Nëse Berisha do të dilte nga shtëpia pas masës së arrestit, atëherë besoj se kërkesa e SPAK do të ishte më e rëndë, si ajo e arrestit në burg”, tha Llangozi për Euronews Albania.

 

arben llangozi berisha

Lini një Përgjigje